05 July, 2024



Gjithsej 3325 filma nga 119 vende nga e gjithë bota janë dorëzuar për shqyrtim, nga të cilët ekipi programues i festivalit ka përzgjedhur 103 filma në tetë programe garuese, me një numër filmash që do të kenë premierat e tyre botërore, ndërkombëtare dhe evropiane, duke bërë DokuFest një platformë e rëndësishme e shfaqjeve në këtë pjesë të botës, si për filmat dokumentarë ashtu edhe për filmat e shkurtër.

DokuFest vazhdon të sjell më të mirën dhe më të guximshmen e kinemasë dokumentare dhe filmave të shkurtër në Prizren, dhe jemi më shumë se të lumtur që mund të ndajmë me të tjerët punën e një numri në rritje të regjisrëve të rinjë, si dhe krijimet e regjisorëve me të cilët publiku jonë tashmë është i njohur.

"Ka ardhur koha për mua dhe për ekipin programues që më në fund të ndajmë filmat e përzgjedhur që do të garojnë për çmime. Filma që i kemi parë dhe me të cilët jemi mahnitur dhe emocionuar thellë. Por mbi të gjitha, filma që reflektojnë botën e tronditur në të cilën jetojmë’’, tha Veton Nurkollari, Drejtor Artistik i DokuFest.

Në ditët në vijim DokuFest do të vazhdojë të shpallë programet e tjera të festivalit, duke përfshirë këtu edhe njoftimin e temës së festivalit, programin e njohur ‘’View from the World’’, programin e një shteti në fokus si dhe programet ‘’Spotlight’’, anëtarë të jurisë, si dhe një mori programesh të veçanta të kuruara posaçërisht, diskutime në panel, biseda, master klasa, dhe performanca muzikore që do të jenë pjesë e këtij edicioni.

DokuFest do të mbahet nga 2 deri më 10 gusht në vende të ndryshme të qendrës së Prizrenit, si dhe në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP).

Shikoni listën e të gjitha filmave të përzgjedhur mëposhtë: 

Balkan Dox

International Feature Dox 

International Short Dox

International Shorts

Human Rights Dox

Green Dox

Truth Dox

National