Të vendosësh se me cilin film do të hapet festivali nuk është një ndërrmarje e lehtë. Ndonjëherë ky vendim vjen natyrshëm, e ndonjëherë është krejtësisht i paramenduar. Për edicionin e 25-të të DokuFest-it, kjo zgjedhjeështë një ndërthurje e të dyjave.

Jemi shumë të lumtur të njoftojmë se, mes 223 filmave që do të shfaqen këtë vit, "PHENOMENA" do të jetë filmi që do t’ju mirëpresë të gjithëve në DokuFest, në stilin më të mirë të vetë festivalit.
Ky eksplorim i ndërlikuar mbi mënyrën se si është ndërtuar vetë struktura e universit na zhyt thellë në atë që ushqen kureshtjen tonë, në mënyrën se si lëviz bota dhe në aftësinë për t’u ndalur për një çast e për t’u mahnitur.

Filmi është përshkruar si një udhëtim psikedelik dhe me të drejtë. Ky udhëtim ndërthur me historinë e jashtëzakonshme të vetë festivalit, ku çdo kthesë ka sjellë një varg ngjarjesh të papritura. Regjisori Joseph Gatti na fton në një botë eksperimentesh praktike, duke ndërthurur kufijtë mes artit dhe shkencës. I realizuar tërësisht brenda kamerës, pa efekte vizuale, filmi bashkon imazhe mahnitëse me muzikën e Nils Frahm dhe Rival Consoles. Duke lëvizur nga niveli nënatomik drejt atij kozmik, ai eksploron forcat që formësojnë natyrën dhe lidhjen tonë me mrekullitë e universit.

Ashtu si vetë festivali, PHENOMENA përqafon të papriturën. Çdo kthesë zbulon diçka befasuese, duke e bërë këtë film: ideal për të hapur një edicion jubilar të DokuFest-it.

Vështirë se mund të ketë një vend më të përshtatshëm se Kino Lumi për ta përjetuar këtë vepër të jashtëzakonshme audiovizuale në ekranin e madh.

Rezervoni biletën tuaj këtu. Shihemi në Kino Lumi!