Në këtë edicion të DokuFest-it, kemi kënaqësinë të prezantojmë një ekspozitë të veçantë nga Daniel Bird dhe Elvin Brandhi, e cila do të hapet më 8 gusht në Pyke Presje, duke filluar nga ora 18:00.

Prova të ekranit, kartela titujsh të refuzuara, efekte zanore, shënime të produksionit dhe një stenogram fjalimi janë ripërpunuar në një seancë që vë në pikëpyetje momentin kur arti avangard sovjetik përplaset me burokracinë e industrisë së filmit.

Ekspozita trajton historinë e realizimit të filmit Sayat Nova, ose The Colour of Pomegranates, me regji të Sergei Parajanov, i prodhuar ndërmjet viteve 1967 dhe 1969 në Armeni, Gjeorgji, Azerbajxhan dhe Ukrainë.

Kemi gjithashtu kënaqësinë t’ju ftojmë në një tjetër takim me Daniel Bird dhe Elvin Brandhi, për performancën e tyre më 9 gusht në Kino Lumi. Ata do të prezantojnë një kolonë zanore të interpretuar live që shoqëron një film të realizuar nga Daniel Bird, i ndërtuar mbi skanime të papërpunuara të materialeve të papërdorura, provave të ekranit dhe provave të kamerës nga The Colour of Pomegranates (1969) i Parajanovit, duke hedhur dritë mbi ndërthurjen mes medias analoge dhe asaj digjitale në fillim të shekullit XXI.

Shfletoni programin tonë interaktiv për të siguruar biletat për performancën live. Ndërkohë, ju mirëpresim të gjithëve në hapjen e ekspozitës më 8 gusht.