Ndërsa DokuFest shikon drejt kapitullit të tij të ardhshëm, ne hapim aplikimet për dy pozicione kyçe brenda organizatës: Drejtor/e Ekzekutiv/e dhe Producent/e i/e Festivalit.

Për më shumë se dy dekada, DokuFest është zhvilluar falë njerëzve që qëndrojnë pas tij dhe njerëzve që besojnë në fuqinë e filmit, kulturës, bashkëpunimit dhe mundësisë për të krijuar ndryshime domethënëse përmes asaj që bëjmë.

Nga një festival me rrënjë në Prizren, në një organizatë kulturore që vepron gjatë gjithë vitit dhe që ka shtrirje vendore, rajonale dhe ndërkombëtare, DokuFest vazhdon të rritet. Me këtë rritje vjen edhe nevoja për një lidership të fortë, perspektiva të reja dhe njerëz të gatshëm të ndihmojnë në formësimin e asaj që vjen më pas.

Kërkojmë dy profesionistë me përvojë dhe të përkushtuar për t’iu bashkuar organizatës dhe për të marrë përsipër role qendrore në të ardhmen e saj.

Jemi të interesuar për njerëz që sjellin përvojë, përgjegjshmëri dhe kureshtje, por gjithashtu për njerëz që e kuptojnë se DokuFest ndërtohet përmes bashkëpunimit mes ekipeve, kineastëve, artistëve, audiencës, partnerëve dhe qytetit që ka qenë shtëpia e tij që nga fillimi.

Nëse e shihni veten duke kontribuar në kapitullin e ardhshëm të DokuFest, ju nxisim të aplikoni.

Lexoni termat e referencës për pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv këtu.

Lexoni termat e referencës për pozicionin e Producentit të Festivalit këtu.

Aplikimet janë të hapura deri më 15 tetor 2026.

Aplikimet: [email protected] 

Ju lutemi, vini re se vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazën e ardhshme të procesit të përzgjedhjes.