09 July, 2022


Ne kemi bashkuar forcat me Fondacionin Lumbardhi, për të sjellë Hercules & Love Affair, për herë të parë në Kosovë, më 8 GUSHT në skenën Kino Lumbardhi.
 

Hercules & Love Affair është një formacion i udhëhequr nga Andrew Butler, me një kast interpretuesish dhe muzikantësh, që vazhdimisht ndryshojnë.
 

Fillimisht me bazë në New York, e tani në Ghent, Belgjikë, Hercules and Love Affair u themeluan pas bashkëpunimit të Butler me Anohni për të prodhuar këngën "Blind", e cila është një këngë hit dhe u bë kënga e vitit në Pitchforks.

Në turneun për albumin e tyre 'In Amber', Hercules & Love Affair do të sjellë me vete, një linjë muzikore eksperimentale dhe një zhvendosje nga epoka e tyre e mëparshme, të muzikës disko, house dhe tekno, në tema më të rënda dhe shprehje personale, të errëta, duke i lënë më shumë hapësirë të tregojë historinë e tij të vetëfuqizimit, me rrahje që lëvizin vetëm pak ndër 120 BPM.

BILETAT MUND TI GJENI KËTU.