July 3, 2026
Interpretuesi në skenë e merr riskun me vete. Nëse fiken dritat, nëse çatia bie, rryma e zërimi dështojnë, unë mundem të interpretoj dhe ta mbaj audiencën në errësirë, pa i bërë bisht asgjëje. Është një vend i mahnitshëm dhe i vetmuar.
– Grace Jones
Jemi shumë të lumtur të njoftojmë artisten e në fokus për këtë vit e ajo ështe regjisorja Sophie Fiennes e cila do të na bashkangjitet këtë 25 vjetor të DokuFest-it.
Veprimtaria e Sophie-t shtrihet në 30 vjet dhe përfshin bashkëpunime me regjisorë si Lars von Trier, me koreografin dhe balerinin nga Skocia, Michael Clark, me kore të ndryshme të Londrës, pjesëmarrëse në projektin komunitar Artangel, me pastorin e Los Angelos Noel Jones dhe kongregacionjn e tij, me filozofin Slavoj Žižek, me drejtorin artistik komunitar Alain Platel dhe Les Ballet C de la B, me artistin gjerman Anselm Kiefer, me piktorin kinez Liu Xiaodong, me kantautoren Grace Jones, me Stopgap Dance Company, me aktorin Ralph Fiennes dhe me metodën e aktrimit të Cheek by Jowl që ka shërbyer për të krijuar shfaqje teatrale të shkëlqyera.
Sophie shprehet se ky përkushtim ndaj procesit dhe performancës që lexohet në krejt punën e saj e gjen zanafillën tek të qenit dyshues. “Të dyshuarit i bën njerëzit të ndihen pa rehat. Njerëzit duan qartësi. Por si artist, të nevojitet të ekzistosh në një mjedis plot me dyshime në mënyrë që të jesh i hapur. Në fakt, dyshimi është pjesë e besimit”
Në terma të jetëgjatësisë së karrierës së saj duke punuar me pjesë kinematografike në shkallë të madhe ajo thotë: “Përpiqem të ripërdor kohën gjatë filmbërjes për të krijuar një lloj tjetër diturie që bazohet në përjetim më shumë se sa në informim, gjithmonë duke punuar me përthithjen e informacionit dhe të përgjigjurit në një mënyrë që shfaq më shumë potencial për mendime të reja, zgjime të reja, kuptime të reja, mësime të reja apo një intensitet i të ndierit sikur po pickohesh, prekesh apo lëndohesh nga ai kuptim i ri… Secili i ndien këto gjëra të çuditshme për jetën. Bëhet alkimike."
Në këtë program special me fokusit në një regjisor/e, kuruar dhe prezantuar nga bashkëpunëtorja jonë e kahhershme e DokuFest, Pamela Cohn, ne do të paraqesim gjashtë filma të saj: “Hover Street Revival" (2003), një film që ende nuk është shfaqur publikisht. Sophie ndjen se ky film është thelbësor në punën e saj kinematografike “Shumë cfarë ka ardhur pas kësaj u bë e mundshme për shkak të këtij filmi.”
Gjithashtu do të shfaqet edhe “The Pervert’s Guide to Cinema" (2006), filmi i parë i planifikuar në triologjinë e takimeve me filozofin slloven Slavoj Žižek, në të cilin dy adhurues të filmit eksplorojnë dhe analizojnë kinemanë përmes një lenteje psikoanalitike, duke trazuar pyetjet se si kinemaja mund të formësojë dëshirën njerëzore dhe ideologjinë. Ky film i parë [pjesë e triologjisë] do të shfaqet në DokuFest për herë të parë dhe eksploron marrëdhëniet mes mendjes së pavetëdijshme dhe filmave duke diskutuar mbi punë të regjisorëve si Alfred Hitchcock dhe David Lynch.
Në vijim do të shfaqen dy filma plot jetë dhe me ngjyra dedikuar kërcimit, të zhvilluara në dekada të ndryshme: Vspress Show and Tell i vitit 2007, që paraqet Alain Platel dhe prodhimin Les Ballets C de B për VSPRES, e ndiqet nga filmi i vitit 2019 i titulluar “Artificial Things”, e fokusohet në ekipin e kërcimit perfomativ me dhe pa aftësi të vecanta.
Pjesë e këtij programi është edhe portreti mahnitës i vitit 2010 “Over Your Cities Grass Will Grow", ku regjisorja dokumenton në një mënyrë të jashtëzakonshme artistin Anselm Kiefer në mesin e krijimit dhe ndërtimit të studios së tij prej 100 hektarësh në fshatin Barjac në jug të Francës. Dhe më së fundi, do të shfaqet “Bloodlight and Bami”, një portretizim urban dhe i ndritshëm i kantautores nga Xhamajka, të të madhes Grace Jones, në vitin 2017, vëllai i së cilës, Noel Jones, është në fokus të subjektit të “Hover Street Revival”. Një send lidhet me tjetrën.
Sophie do të na bashkohet në festival këtë vit për të përshëndetur audiencën dhe do të jetë në bisedë me Pamelën për të ndarë me të pasionet e saj, mendimet mbi të mbajturit gjallë e me jetëgjatësi përkushtimin për jetën artistike dhe entuziazmin e saj të pambarimtë për të gjetur mënyra të reja për t’u bërë pjesë e botës. Mos e humbisni mundësinë për t’i parë këta filma që nuk shfaqen shpesh, në Prizren.
*
Filmat në këtë program:
Hoover Street Revival, 2003, 100’
The Pervert’s Guide to Cinema, 2006, 150’
Vspres Show and Tell, 2007, 72’, së bashku me Artificial Things, 2019, 25’
Over Your Cities Grass Will Grow, 2010, 105’
Grace Jones Bloodlight and Bami, 2017, 120’