June 5, 2026
DokuFest rikthehet këtë gusht për edicionin e tij të 25-të, që do të mbahet nga 7 deri më 15 Gusht 2026 në Prizren. Për këtë edicion të veçantë jubilar, qyteti do të shndërrohet sërish në një pikëtakim të filmave dokumentarë dhe të shkurtër, rrëfimeve të guximshme, perspektivave të reja, muzikës, bisedave dhe momenteve të paharrueshme.
Çdo vit, gazetarë, fotografë, krijues përmbajtjeje dhe profesionistë të medias nga Kosova, rajoni dhe mbarë bota i bashkohen DokuFest-it jo vetëm për të raportuar mbi festivalin, por për ta përjetuar atmosferën e tij nga afër. Nga shfaqjet e filmave dhe diskutimet, te masterclass-et, momentet, intervistat dhe energjia që e përfshin Prizrenin gjatë festivalit, DokuFest sjell rrëfime që shkojnë përtej ekranit të kinemasë.
Duke aplikuar për akreditim medial, ju bëheni pjesë e komunitetit që ndihmon në shpërndarjen e storjes së DokuFest-it tek audienca më të gjera. Përfaqësuesit e akredituar të medias do të kenë qasje në shfaqje të përzgjedhura, konferenca për shtyp, masterclass-e dhe mundësi intervistash me regjisorë, producentë, mysafirë të industrisë dhe pjesëmarrës të tjerë të festivalit.
Numri i akreditimeve për secilin medium apo individ do të shqyrtohet dhe konfirmohet nga ekipi i festivalit.
Përfaqësuesit e medias, gazetarët, fotografët dhe krijuesit e përmbajtjes të interesuar për të mbuluar edicionin e 25-të të DokuFest-it ftohen të aplikojnë përmes formularit të akreditimit.
Afati për aplikim: 1 Gusht 2026.
Aplikoni përmes këtij linku: [insert application link] në platformën app.dokufest.com
Mezi presim t’ju mirëpresim në Prizren dhe ta tregojmë bashkë storjen e edicionit të 25-të të DokuFest-it.