July 10, 2026
Këtë vit, DokuFest, në bashkëpunim me Swiss Films, fokusohet vecanërisht në kinemanë bashkëkohore zviceriane, e përgjatë ditëve të festivalit do të kemi kënaqësinë të njihemi me një përzgjedhje të larmishme të filmave të shkurtër, të animuar, dokumentarë e punime hibride në kinematë në Prizren.
Ky bashkëpunim nën titullin Frekuenca të Ndryshme - Filma zvicerianë shtrihet përgjatë gjithë programit të festivalit. Si fillim, do të njiheni me programin e dedikuar me pesë filma [njihuni me renditjen si më poshtë], filma të cilët kanë patur paraqitje në festivale të rëndësishme ndërkombëtare. Prej alpeve zviceriane, drejt udhëtimeve fantastike e garave të ethshme, e te përzierja e reales me imagjinares që i ndan vec një ekran: kjo përmbledhje e filmave ju fton të njihni ndër zërat më të mirë të kinematografisë zvicerane.
Në kategorinë e shfaqjeve të vecanta, audienca e DokuFest, do të mund të shohë në ekranin e madh, filmin me metrazh të gjatë të regjisores Dea Gjinovci të titulluar “The Beauty of the Donkey”. Një rrëfim mbi kthimin e babait të regjisores pas 50 viteve në vendin e lindjes, në Makermal, duke u gjendur në një vend që koha e ka sprovuar mjaft dhe ndryshimet janë të thella.
Gjithashtu, në suazën e këtij bashkëpunimi, të vegjlit mund të gjejnë filma për ta në programet DokuKids 6+ dhe DokuKids 10+ që na sjellin rrëfime prej kopshteve me shira e deri në udhëtime astrale. Së shpejti do të mund të njiheni me të gjitha filmat që janë pjesë e këtij programacioni.
Ndërlidhja me kinemanë zvicerane këtë vit të DokuFest është e vërejtshme edhe në seksione të tjera të programacionit, me filma si Heat me regji të Jacqueline Zünd, fitues i cmimit Best Performance në Festivalin e Filmit të Locarno-s dhe në këtë edicion të DokuFest garon në seksionin e Green Dox. Në anën tjetër një tjetër film në garë, është filmi i regjisorit Diell Curri, i lindur në Zvicër, me titull “The language of diaspora” që hulumton mbi hapësirat e diasporës shqiptare mes gjuhës dhe eksperimentit.
Këta filma dëshmojnë larminë e qasjeve dhe formave që e karakterizojnë kinemanë zvicerane bashkëkohore sot. Së bashku, këto programe krijojnë një hapësirë më të gjerë takimi mes publikut të DokuFest-it dhe kinemasë zvicerane, duke forcuar lidhjet kulturore dhe kinematografike mes Zvicrës dhe Kosovës.
Filmat në program:
Swiss Films - Different Frequencies
Air Horse One / Regjia: Lasse Linder
Always wanted to be God never wanted to be good / Regjia: Marvin Merkel, Noa Epars
Nest / Regjia: Stefania Burla Ostrich / Regjia: Marie Kenov
TV or The Disturbance on Forest Hill Road (TV oder Die Ruhestörung an der Waldbergstrasse) / Regjia: Frederic Siegel
Kategoria: Special Screenings / The Beauty of the Donkey / Regjia: Dea Gjinovci
Kategoria: National / The language of diaspora / Regjia: Diell Curri
Kategoria: Green Dox / Heat / Regjia: Jacqueline Zünd
Kategoria: DokuKids 6+
Astral / Regjia: Judith Ordonneau
Forza, Rea / Regjia: Isabel Pahud
Pousse / Regjia: Oana Lacroix
Rainboy / Regjia: Barbara Brunner
The Last Day of Autumn (Le dernier jour d'Automne) / Regjia: Marjolaine Perreten
Kategoria DokuKids 10+
In Nature (Dans la Nature) / Regjia: Marcel Barelli
Keko & Kiki / Regjia: Mauro Carraro
Lost Brain / Regjia: Isabelle Favez
Marea / Regjia: Giulia Martinelli