DokuFest shpall të gjithë filmat në garë për këtë 25-vjetor jubilar. Prej numrit rekord të filmave të dërguar prej 3687 filmash për t'u marrë konsideratë nga festivali, ekipi i programuesve ka përzgjedhur 104 filma të cilat do të garojnë në 8 kategori, e një pjesë e mirë prej tyre janë premiera botërore, ndërkombëtare dhe evropiane duke e fuqizuar statusin e DokuFest-it si një hapësirë e rëndësishme për njohje dhe vlerësim të dokumentarëve dhe filmave të shkurtër në këtë anë të botës.

Me këtë përzgjedhje, DokuFest vazhdon traditën e sjelljes së filmave më të rinj dhe më guximtarë të vitit, duke trajtuar njëkohësisht disa nga çështjet më urgjente dhe më të mprehta globale mes tyre. Jemi të entuziazmuar që këtë vit prezantojmë një përzgjedhje të jashtëzakonshme kineastësh në ngritje dhe mezi presim të shohim reagimin e publikut ndaj veprave të tyre novatore.

"Ka ardhur më në fund momenti për të ndarë përzgjedhjen e filmave në garë dhe jam jashtëzakonisht i lumtur që mund të prezantoj kaq shumë filma për të cilët jemi kujdesur dhe kemi menduar gjatë, filma që na befasuan dhe të tjerë që na kanë prekur thellësisht. Por, mbi të gjitha, filma që pasqyrojnë botën e trazuar në të cilën jetojmë. Sepse bota është në flakë dhe shumë kineastë i përgjigjen këtij momenti kataklizmik me filma që, në njëfarë mënyre, i bëjnë edhe vetë të marrin flakë: qoftë duke trajtuar vetë elementin e zjarrit, pasojat shkatërrimtare që luftërat e përgjakshme krijojnë ose lënë pas në komunitete, mbrojtësit e pyjeve dhe militarizimin e policisë, apo të nxehtin e shkretëtirës dhe shkrirjen e përshpejtuar të akullnajave. Zjarri është kudo, ndërsa dokumentaristët nga e gjithë bota sjellin histori për të gjitha këto me një hijeshi dhe dinjitet pothuaj të pakrahasueshëm", thotë Veton Nurkollari, drejtor artistik i DokuFest-it.

Samir Karahoda, udhëheqës i Programit të Filmit të Shkurtër në DokuFest, thotë:

"Edhe këtë vit, DokuFest vazhdon të sjellë autorë që sfidojnë format tradicionale të rrëfimit dhe na ftojnë ta shohim botën nga këndvështrime të reja. Në një kohë kur bota po ndryshon me ritme të shpejta, filmi i shkurtër mbetet hapësira ku autorët guxojnë të eksperimentojnë, të trajtojnë tema të ndjeshme dhe të vënë në pikëpyetje realitetin që na rrethon. Përzgjedhja e këtij viti bashkon zëra nga vende të ndryshme, duke na ftuar të shohim me më shumë vëmendje dhe të kuptojmë më thellë kohën në të cilën jetojmë. Gara Ndërkombëtare e Filmit të Shkurtër dhe Gara Kombëtare dëshmojnë se filmi i shkurtër mbetet një nga format më të guximshme të shprehjes në kinemanë bashkëkohore."

Në ditët në vijim, DokuFest do të vazhdojë me shpalljen e programeve të tjera, përfshirë seksionin shumë të pritur si View from the World, programin Country in Focus, anëtarët e jurive, si dhe një sërë programesh të kuruara posaçërisht, diskutimesh në panel, bisedash, masterclass-ash dhe performancash muzikore që do të zhvillohen gjatë festivalit.

DokuFest do të mbahet prej 7 deri më 15 gusht në hapësira të ndryshme të qendrës historike të Prizrenit, si dhe në kinematë në Abi Qarshi.

Më poshtë mund të gjeni listën e plotë të filmave në garë, të renditur sipas rendit alfabetik.

BALKAN FEATURE DOX  

  • 2M² / Regjia: Volkan Üce / Producentët: Claus Herzog-Reichel, Hans Everaert, Harry Flöter, Jörg Siepmann, Mehmet Akif Büyükatalay / Gjermani, Belgjikë, Turqi
  • A State Film / Regjia: Roland Sejko / Producentët: Marlon Pellegrini, Maura Cosenza / Itali
  • As the Spring Arrives, Water Recalls the Nomads (Geldikçe Bahar) / Regjia: Dilşad Aladağ / Producent: Burak Çevik / Turqi
  • Peacemaker (Mirotvorac) / Regjia: Ivan Ramljak / Producent: Nenad Puhovski / Kroaci
  • Something Familiar / Regjia: Rachel Taparjan / Producentët: Aleksandra Bilic, Elena Martin, Monica Lazurean-Gorgan / Rumani, Mbretëria e Bashkuar
  • Sunset (Zalazak) / Regjia: Miloš Jaćimović / Producentët: Boris T. Matić, Jelena Mitrović, Jelena Angelovski, Vanja Kovačević / Kroaci, Mali i Zi, Serbi
  • The Dream & The Lie / Regjia: Elena Dorfman / Producentët: Elena Dorfman, Paul O’Bryan / Shtetet e Bashkuara
  • The Thing to Be Done (Ono što treba činiti) / Regjia: Srđan Kovačević / Producent: Sabina Krešić / Kroaci, Serbi, Slloveni
  • Yugo Goes America (Yugo ide u Ameriku) / Regjia: Aleksa Borković, Filip Grujić / Producent: Carna Vucinic, Vanja Jambrović / Kroaci, Serbi

BALKAN SHORT DOX  

  • 3 Generations (3 Gjenerata) / Regjia: Alberta Sinani / Producent: Alberta Sinani / Austri, Kosovë
  • Butterfly (Leptir) / Regjia: Sara Stijović / Producent: Sara Stijović / Mali i Zi
  • Closure / Regjia: Zulfikar Filandra / Producent: Zulfikar Filandra / Bosnja dhe Hercegovina, Gjermani
  • Goats! (Koze!) / Regjia: Tonči Gačina /  Producent: Tibor Keser / Kroaci
  • Leave This Room Buried (Ovu sobu ostavite zakopanu) / Regjia: Iva Kraljević / Producentët: Igor Grubić, Marijana Veljović / Kroaci
  • Letters from Home / Regjia: Ibro Hasanović / Producent: Ibro Hasanović / Bosnja dhe Hercegovina, Francë
  • Mother Company / Regjia: Alexander Raptotasios, Konstantinos Thomaidis / Producentët: Alexander Raptotasios, Konstantinos Thomaidis / Greqi
  • SLET 1988 / Regjia: Marta Popivoda / Producent: Zsofia Lili Kovacs / Serbi
  • The Divine Feminine (Žene Narodnog fronta) / Regjia: Ivana Todorovic / Producent: Ivana Todorovic / Serbi
  • The Other Spring / Regjia: Monica Maria Moraru / Producent: Monica Maria Moraru / Rumani, Kanada
  • This Desirable Device (Ovaj poželjni stroj) / Regjia: Mina Simendić / Producent: Mina Simendić / Serbi, Gjermani
  • Towards where to breath / Regjia: Stefan Pavlović / Producent: Stefan Pavlović / Holandë
  • White Veil (Bela Koprena) / Regjia: Žiga Ciber / Producent: National Film School at IADT, Žiga Ciber / Irlandë, Slloveni

 

INTERNATIONAL FEATURE DOX

  • Amilcar / Regjia: Miguel Eek / Producentët: Luis Miguel Correia, Marie Dumoulin, Mario Adamson, Miguel Eek, Natacha Ceuninck / Spanjë, Portugali, Francë, Suedi, Kepi i Gjelbër
  • An Incomplete Calendar / Regjia: Sanaz Sohrabi / Producentët: Burak Çevik, Sanaz Sohrabi / Kanada, Iran, Turqi, Venezuelë
  • Closure (Bez końca) / Regjia: Michał Marczak / Producentët: Karolina Marczak, Katarzyna Szczerba, Monika Braid, Rémi Grellety / Poloni, Francë
  • Dream of Another Summer / Regjia: Irene Bartolomé / Producent: Elie Kamal, Irene Bartolomé, Pere Marzo / Spanjë, Liban
  • From Dawn to Dawn (La noche de la infancia) / Regjia: Xisi Sofia Ye Chen / Producentët: Camila Montaldo, Leonor Abreu, Luis Ferrón, Marina Perales Marhuenda, Marta LaCima, Pedro Palacios, Ran Shao, Ricard Sales, Xavier Rocher / Spanjë, Francë
  • Into the Jaws of the Ogre (Dans la gueule de l'ogre) / Regjia: Mahsa Karampour / Producent: Mathilde Raczymow / Francë
  • London / Regjia: Sebastian Brameshuber / Producentët: David Bohun, Lixi Frank / Austri
  • Paikar / Regjia: Dawood Hilmandi / Producent: Frank Hoeve, Katja Draaijer / Holandë
  • The Calf Doll (खाल बछड़ा) / Regjia: Ankur Hooda / Producentët: Anish Sarai, Ankur Hooda, Ayushi Gupta / Indi
  • Whispers in May / Regjia: Dongnan Chen / Producentët: Jia Zhao, Kay Xu / Hong Kong (RPS e Kinës), Holandë, Suedi, Koreja e Jugut

 

INTERNATIONAL SHORT DOX

  • An Impossible Address / Regjia: Suneil Sanzgiri / Producent: Suneil Sanzgiri / Angolë, Indi, Shtetet e Bashkuara
  • Chuuraa / Regjia: Evgenia Arbugaeva / Producent: Evgenia Arbugaeva / Mbretëria e Bashkuar
  • Compact Disc / Regjia: Rico Yiu / Producentët: Hau-chun Chan, Jessie Yang / Hong Kong (RPS e Kinës), Mbretëria e Bashkuar
  • Dragica, Danica, Duška / or / When Zora, the Goddess of Dawn, Opens the Gates of Heaven for Sun to Emerge / Regjia: Iva Radivojević / Producent: Iva Radivojević / Kosovë, Shtetet e Bashkuara
  • Elegy for the Forgotten, on an Endless War (مرثیه‌ای برای فراموش‌شدگان، در باب جنگی بی‌پایان) / Regjia:  Bani Khoshnoudi / Producent: Bani Khoshnoudi / Iran, Francë
  • Escalation / Regjia: AJ Schnack / Producent: Shirley Moyers / Shtetet e Bashkuara
  • Forgotten Spaceman (Hershewe Fazanawerd) / Regjia: Elham Ehsas / Producentët: Elham Ehsas, Lorraine Bhattachary / Afganistan, Mbretëria e Bashkuar
  • I couldn’t draw you a map / Regjia: Yaela Gorrlieb / Producentët: Miljana Dunđerin, Yaela Gottlieb / Gjermani, Kosovë
  • kiss kiss bang bang (kus kus beng beng) / Regjia: Ollie Launspach / Producentët: Isa Sluis, Swaantje Kooijmans / Holandë
  • Miriam / Regjia: Karla Condado / Producent: Karla Condado, León Boltvinik / Meksikë
  • Normal Planet / Regjia: Ekiem Barbie, Guilhem Causse, Quentin L’helgoualc’h / Producent: Boris Garavini / Francë
  • Pacifico / Regjia: Daniel Duque / Producent: Le Fresnoy - Studio national des arts contemporains / Kolumbi, Francë
  • Sawyer Avenue, Sunday Afternoon / Regjia: Bill Morrison / Producentët: Bill Morrison, Jamie Kalven, María Inés Zamudio / Shtetet e Bashkuara
  • Singing of the Evening Stars / Regjia: Iris Sang / Producent: Eneos Çarka, Iris Sang / Kinë, Estoni, Shtetet e Bashkuara
  • Two Pids / Regjia: John Smith / Producent: John Smith / Mbretëria e Bashkuar

 

INTERNATIONAL SHORTS  

  • A Few Things Happening by a River (Algumas Coisas Que Acontecem Ao Lado De Um Rio) / Regjia: Daniel Soares / Producentët: Daniel Soares, Luís Urbano, Mouloud Ouyahia, Romina Orsini, Sandro Aguilar, Thaddeus Christandl / Portugali, Francë
  • A Train Leaves the Station / Regjia: Mahmoud Ibrahim / Producent: Mahmoud Ibrahim / Egjipt
  • Ali / Regjia: Adnan Al Rajeev / Producentët: Kristine De Leon, Tanveer Hossain / Bangladesh, Filipine
  • Always wanted to be God, never wanted to do good / Regjia: Noa Epars / Producent: Anita Hugi / Zvicër
  • Bad Ideas (Zle Pomysly) / Regjia: Jan Bujnowski / Producent: Iga Malińska, Jan Bujnowski / Poloni
  • Couto / Regjia: Flávio Ferreira / Producent: Bernardo Lopes / Portugali
  • Detach / Regjia: Danielle Kaganov / Producentët: Elodie Waittaux, Luc Jerome Bailleul / Francë
  • Faux Bjioux / Regjia: Jessy Moussallem / Producent: Jean-Baptiste Savary, Olivier Muller / Francë, Liban
  • For The Opponents (Para Los Contrincantes) / Regjia: Federico Luis / Producent: Augusto Matte, Elena Fortes, Fernanda de la Peza, Fernando Bascuñán / Meksikë, Kili, Francë, Mbretëria e Bashkuar
  • Fresh Cut (Nouvel Hair) / Regjia: Hadrien Bels / Producentët: Julien Manunta, Manuel Chiche, Matthieu Berenguer, Violaine Barbaroux, Xinyu Zhou / Francë
  • Habibi / Regjia: Alexey Evstigneev / Producentët: Clémence Crépin Neel, Igor Courtecuisse / Francë
  • I can't think of anything right now (ما بين وبين) / Regjia: Hussen Ibraheem / Producentët:  Constanza Schmidt, Hussen Ibraheem / Liban, Gjermani
  • Imagine Me Like a Country of Love (تخيلني وطن من الحب) / Regjia: Thana Faroq / Producentët: Ruba Al Sharki, Thana Faroq / Katar, Jemen
  • It lives Under the Snow / Regjia: Igor Smola / Producentët: Alvin Lee, Emil Najafov / Azerbajxhan, Singapor
  • Kleptomania (Di San Xian) / Regjia: Jingkai Qu / Producent: Jianing Wen / Kinë
  • Norheimsund / Regjia: Ana A. Alpizar / Producent: Ana A. Alpizar, Madeline Rose Finkel / Kubë, Shtetet e Bashkuara
  • Pankaja / Regjia: Anooya Swamy / Producent: Anooya Swamy, Archana Swamy, Nakirekanti Swamy, Vindhya Gupta / Indi, Shtetet e Bashkuara
  • Robin in the Hood / Regjia: Kristin Vollset / Producentët: Edwina Forkin, Glen Hansard, John Kaare Hoversholm / Irlandë, Norvegji
  • Scraps (Skråbock) / Regjia: Emily Norling / Producent: Melissa Lindgren / Suedi
  • SightNotSeeing / Regjia: Sheungman YIM / Producentët: Sheungman YIM, Whitney Ka Wan YIU / Hong Kong (RPS e Kinës), Mbretëria e Bashkuar
  • Stallion and a Crystal Ball (Stallion y la Bola de Cristal) / Regjia: Christian Avilés / Producentët: Christian Avilés, Manuel G. Romero / Spanjë
  • Tarik / Regjia: Adem Tutić / Producentët: Adem Tutić, Tamara Tomašević / Serbi
  • The Weary Hours of Two Lab Assistants (İki Laborantın Yorgun Saatleri) / Regjia: Burak Çevik / Producent: Burak Çevik, Denizcan Ünal, Kanat Doğramacı, Nuri Cem Erbak, Stjepan Hundic, Vanja Vascarac / Turqi, Mbretëria e Bashkuar, Gjermani, Kroaci
  • Tuesday or Thursday (Utorak ili četvrtak) / Regjia: Dušan Kasalica / Producentët: Dušan Kasalica, Jelena Angelovski / Mali i Zi
  • Venezia Diorama / Regjia: Nicolas Piret / Producent: David Grançon / Belgjikë
  • We Were Here / Regjia: Pranav Bhasin / Producent: Yash Gonsai / Indi
  • Whispers of a Burning Scent / Regjia: Mo Harawe / Producent: Mo Harawe / Somali, Austri, Gjermani

 

HUMAN RIGHTS DOX

  • A City in the Forest / Regjia: Lev Omelchenko, Nolan Huber / Producentët: Ike Rofe / Shtetet e Bashkuara
  • A Fox Under a Pink Moon (روباه و ماه صورتی) / Regjia: Mehrdad Oskouei, Soraya Akhlaghi Producent: Mehrdad Oskouei / Iran, Francë
  • Amazomania / Regjia: Nathan Grossman / Producent: Cecilia Nessen / Suedi, Danimarkë, Francë
  • American Doctor / Regjia: Poh Si Teng / Producent: Kirstine Barfod, Poh Si Teng, Reem Haddad / Shtetet e Bashkuara, Palestinë, Malajzi, Katar, Danimarkë
  • Meanwhile in Namibi / Regjia: Jonas Spriestersbach / Producent: Jonas Spriestersbach / Gjermani, Namibi
  • The Clearing / Regjia: Sabine Groenewegen / Producent: Manon Bovenkerk / Holandë, Indonezi
  • The Phantom Pain of Rojave / Regjia: Maryam Ebrahimi / Producent: Stina Gardell / Suedi, Norvegji
  • Traces / Regjia: Alisa Kovalenko / Producentët: Natalia Libet, Olha Bregman / Ukrainë, Poloni

 

GREEN DOX  

  • Derek vs Derek / Regjia: James Damer Dawson / Producent: Serena Kennedy / Mbretëria e Bashkuar
  • Fire, Water, Earth, Air / Regjia: Phie Ambo / Producent: Rikke Tambo Andersen /  Danimarkë, Suedi. Ishujt Faroe, Norvegji
  • Heat / Regjia: Jacqueline Zünd / Producent: Louis Mataré / Zvicër
  • Kukata Miti / Regjia: Daniel Kötter / Producent: Daniel Kötter / Republika Demokratike e Kongos, Gjermani, Indonezi
  • Nuisance Bear / Regjia: Jack Weisman / Producentët: Michael Code, Teddy Leifer, Will N. Miller / Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanada
  • The Price of the Sun (Du soleil et du plomb) / Regjia: Jérôme le Maire / Producentët: Camille Laemlé, Hanne Phlypo, Isabelle Truc, Khadija Alami / Belgjikë, Francë, Marok
  • Time and Water / Regjia: Sara Dosa / Producentët: Elijah Stevens, Jameka Autry, Sara Dosa, Shane Boris / Shtetet e Bashkuara, Islandë

 

NATIONAL

  • Adem / Regjia: Edona Ademi / Producentët: Edona Ademi, Rina Celina / Gjermani, Kosovë
  • All Good (Kaikki hyvin) / Regjia: Basha Troni / Producent: Basha Troni / Finlandë
  • angel777 / Regjia: Brilant Pireva, Producentët: Blerta Ismaili, Tristan Halilaj / Kosovë
  • Antimuseum (Antimuzeu) / Regjia: Renis Hyka / Producent: Arnen Sula / Shqipëri
  • Berna’s Eyes (Sytë e Bernës) / Regjia: Ermal Gërdovci / Producent: Trëndelina Halili / Kosovë
  • Dance (Valle) / Regjia: Hana Bucalija / Producent: Ismet Sijarina / Kosovë
  • Farewell until a free Kosova (Mirupafshim në Kosovën e lirë) / Regjia: Durim Klaiqi / Producentët: Artit Bytyci, Lendita Idrizi / Kosovë, Gjermani
  • From 6 to 5 (Prej 6-ve në 5) / Regjia: Erlisë Beqiri / Producent: Ardian Dubova / Kosovë
  • Keep going / Regjia: Valmira Hyseni / Producentët: Valmira Hyseni, Zgjim Terziqi / Kosovë
  • Language of the Diaspora (Gjuha e diasporës) / Regjia: Diell Curri / Producent: Volko Kamensky / Zvicër
  • Searching for Poetry / Regjia: Lorin Terezi / Producentët: Arnen Sula, Eduardo M. Escribano / Shqipëri
  • Stolen Life / Regjia: Viron Roboci / Producentët: Besmira Pelushaj, Viron Roboci / Shqipëri
  • The Gelina of Ribnovo / Regjia: Valon Ballabani / Producentët: Alex Kurunis, Valon Ballabani / Mbretëria e Bashkuar, Bullgari
  • Two Lives in Tight Socks (Dy jetë në corape të ngushta) / Regjia: Besim Ugzmajli / Producentët: Besim Ugzmajli, Rilindje Sadiku / Kosovë
  • Wet Soil (Tokë e lagët) / Regjia: Jon Brovina / Producent: Jon Brovina / Shtetet e Bashkuara