May 8, 2026
DokuFest po përgatitet për një vit shumë të veçantë: edicioni i 25-të i festivalit, që do të mbahet nga 7–15 gusht 2026 në Prizren.
Photo: Elmedina Arapi
Për nëntë ditë, qyteti do të shndërrohet sërish në shtëpi të filmave, muzikës, bisedave, mysafirëve, artistëve, të rinjve dhe mijëra vizitorëve të festivalit. Por pas çdo shfaqjeje, eventi, koncerti, punëtorie, ardhjeje të mysafirëve dhe çdo momenti festiv, qëndron një ekip i përkushtuar që e bën të mundur gjithë këtë.
Këtë vit, hapim thirrjen për staf mbështetës dhe ftojmë individë të motivuar, të përgjegjshëm dhe energjikë t’i bashkohen ekipit pas një prej ngjarjeve kulturore më të rëndësishme në Kosovë.
Pavarësisht nëse jeni profesionistë me përvojë, studentë apo thjesht të apasionuar pas filmit, kulturës, eventeve dhe punës në ekip, kjo është mundësia juaj për t’u bërë pjesë e edicionit jubilar të DokuFest dhe për të ndihmuar në krijimin e një përvoje të paharrueshme festivali.
Po kërkojmë staf në departamente të ndryshme të festivalit, përfshirë:
⦿ Projeksionet
⦿ Kinematë
⦿ Logjistikë
⦿ Mikpritje
⦿ Evente & Punëtori
⦿ DokuNights
⦿ Koordinim i vullnetarëve
⦿ PR & Media
⦿ Dizajn
⦿ Videografi
⦿ Fotografi
⦿ Koordinim / asistencë për jurinë
⦿ DokuKids
⦿ DokuShop
Anëtarët e përzgjedhur të stafit do të punojnë ngushtë me koordinatorët dhe departamentet e festivalit, duke mbështetur organizimin dhe funksionimin e përditshëm të festivalit para dhe gjatë zhvillimit të tij.
Kë po kërkojmë?
⦿ Individë të përgjegjshëm dhe të përkushtuar
⦿ Persona me aftësi të mira komunikimi dhe pune në ekip
⦿ Persona energjikë dhe fleksibilë që mund të punojnë në një ambient dinamik
⦿ Individë me interes ose përvojë në kulturë, film, evente, media, dizajn, hospitality, logjistikë ose produksion
⦿ Persona të gatshëm të kontribuojnë në mbarëvajtjen e festivalit
⦿ Njohja bazike e gjuhës angleze konsiderohet përparësi
Pse t’i bashkohesh stafit të DokuFest?
⦿ Bëhu pjesë e edicionit jubilar të 25-vjetorit të DokuFest
⦿ Fito përvojë praktike në organizimin e festivaleve dhe eventeve
⦿ Puno me mysafirë, artistë dhe profesionistë vendorë e ndërkombëtarë
⦿ Ndërto aftësi dhe krijo lidhje të reja
⦿ Bëhu pjesë e një ekipi kreativ dhe energjik
⦿ Kontribuo në një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore në Kosovë
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit që i jep jetë DokuFest, do të donim të dëgjonim nga ju. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe letrën motivuese në: [[email protected]](mailto:[email protected])
Afati për aplikim: 10 qershor 2026.
Ju lutem vini re se vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë!
Bashkohuni me ne për ta bërë së bashku edicionin e 25-të të DokuFest të jashtëzakonshëm!