28 July, 2023


DokuKids, një program i kuruar me kujdes për audiencën tonë më të dashur, përbëhet nga 54 filma dhe 7 punëtori, me tema unike dhe edukative për fëmijë të moshave 6 - 17 vjeç, që ndryshojnë sipas ngjarjes. Filmave dhe punëtorive u përkasin tema si të drejtat e fëmijëve, ndryshimi klimatik dhe çështje sociale të ndryshme të tjera, të destinuara për të zhvilluar perceptimin vizual te fëmijët, si dhe kreativitetin dhe ndërgjegjësimin social të tyre.

Shfaqjet e filmave do të zhvillohen çdo ditë nga 6 deri më 12 gusht, në Innovation Training Park (ITP). Mund të shihni listën e plotë të filmave : DokuKids 2023 Programme.

Mund të shihni listën e plotë të punëtorive më poshtë, me kohëzgjatjen dhe përshkrime të hollësishme.

*5 punëtoritë e para të përmendura më poshtë, kanë nevojë për regjistrim paraprak për të marrë pjesë. Ju mund të plotësoni formularin e regjistrimit këtu:  DokuKids Registration Form. Afati i aplikimit është: 03.08.2023 deri në ora 11:00. Transporti i organizuar me autobus ofrohet nga ne pa pagesë.

1. DokuTech @ DokuKids, GenAI, mosha 12-15 vjeç, me 05 - 06 gusht, nga 10:00 - 13:00
Kjo punëtori është për të gjithë fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, të interesuar për njohjen e Fushës së Intelligjencës Artificiale (AI) dhe si funksionon ajo. Pjesëmarrësit do të mësojnë për bazat e AI-së, dhe pastaj do të diskutojnë së bashku rreth Etikës së AI, ndikimit të AI-së në botën kreative të artit, atë që e ardhmja mban në botën e AI-së dhe gjithashtu do të kryejnë disa shembuj praktikë mbi përdorimin e Chatbot-ëve.

2. Animadoc, mosha 14-17 vjeç, 06-09 gusht, nga ora 12:00 - 16:00 - në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe Europe House Kosovo
Kjo punëtori ka për qëllim të prezantojë të rinjtë me mënyra të reja të rrëfimit: krijimin e imazheve dokumentare autentike me ndihmën e animacionit. Do të jetë një përvojë praktike duke përdorur teknikat e animimit kornizë për kornizë.
Deri në fund të punëtorisë, do të keni fituar:
•       Një teknikë të re që mund ta përfshini kreativisht në punët tuaja të ardhshme
•       Perspektiva të reja për të treguar historitë e jetës reale përmes animacionit 
•       Frymëzim për të zgjeruar horizontet tuaja krijuese

3. Stop Motion Animation Workshop, mosha 10-14 vjeç, 06-09 gusht, nga ora 12:00 - 16:00
Animacioni është një mënyrë argëtuese për të krijuar botë imagjinare ku çdo gjë është e mundur. Por si e gjejmë idenë për një film të animuar? Si e gjejmë frymëzimin në botën reale dhe dixhitale?
Në këtë punëtori, pjesëmarrësit do të njihen me të gjitha fazat e krijimit të një filmi të shkurtër animuar: nga ideja e parë, puna me një storyboard dhe vet animacionin. Ata do të mësojnë për bazat e teknikës së animacionit "stop motion" dhe softuerin Dragon Frame, do të eksperimentojnë me materiale të ndryshme dhe diskutojnë se si shohin botën rreth tyre.

4. Alfabeti i animuar, moshat 8-12 vjeç, 09-10 Gusht, nga ora 12:00-14:00
Mësoni si të zbërtheni lëvizjet dhe të bëni një animacion tradicional vetëm me laps dhe letër!

5. Hanafina, mosha 8-12 vjeç, 11-12 gusht, nga ora 12:00-14:00
Skripti është shkruar, dekoret dhe personazhet janë gati. Misioni juaj është të vini dhe animoni historinë e Tiana, një djalosh i ri nga Madagaskari që mund të jetë vetëvetja vetëm kur mban një maskë.

6. Sesionet e jogas me Erza Vokshi, 7-11 Gusht, nga ora 11:00-12:00
Programi i sesioneve të jogës, i udhëhequr nga instruktorja Erëza Vokshi, ofron një mundësi unike për fëmijët dhe të rinjtë që të praktikojnë jogën dhe të zhvillojnë aftësitë e vetë-menaxhimit dhe të vetëdijesimit. Kjo i ndihmon fëmijët të identifikojnë emocionet, të menaxhojnë reagimet dhe të kenë sjellje të shëndetshme. Përmes ushtrimeve të jogas, ata mësojnë të fokusohen në momentin e tanishëm dhe të vetërregullohen. Kjo përvojë nxit një ndjenjë qetësie dhe harmonie brenda tyre dhe botës përreth tyre.
Rreth 20 pjesëmarrës do të bashkohen në klasat e jogës të programit DokuKids.

7. Sesionet e realitetit virtual, 09 - 12 Gusht nga ora 14:00 - 15:00 - Në bashkëpunim me Festivals Connexion
Në sesione prej 30 minutash, vini dhe shijoni përvoja të përfshira në realitetin virtual.

Zgjidhni nga një seleksion filmash nga rrjeti francez Festivals Connexion.