22 March, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 që po përhapet në të gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 6

Rrëfimet e Emigrantit nga Gazmir Lame

Immigrant Journal / Rrëfimet e Emigrantit from DokuFest on Vimeo.

Viti i Prodhimit: 2015
Gjatësia: 27 min.

Kur një kosovar 23 vjeçar tenton që të emigroj në mënyrë ilegale drejt Bashkimit Evropian, një filmbërës shqiptar vendos që ta ndjek atë në këtë udhëtim. Gjatë rrugës, regjisori reflekton mbi të kaluarën e tij dhe synimeve të filmit që po e krijon.

Prodhuar përmes “Human Rights Factory - Stories We Tell”“ një platformë për promovimin e marrëdhënieve të komuniteteve ndëretnike në Kosovë,përmes rrëfimeve vizuele të të rinjëve nga komunitetet dhe etnicitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë. Programi u financua nga BE dhe u menaxhua nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. U implementua nga DokuFest.