04 September, 2023
DokuFest ka kënaqësinë t’i ftojë të gjithë të interesuarit për t’iu bashkuar ekipit duke hap thirrje për këtë vend pune në organizatë:
—Koordinator/e për komunikim dhe media
Aplikantët duhet t’i plotësojnë kriteret si në vijim:
◾Të kenë aftësi të shkëlqyeshme shkrimi në gjuhën angleze dhe gjuhën shqipe;
◾Të kenë aftësi në mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rrjeteve sociale;
◾Të kenë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve me media;
◾Të organizojë konferenca për shtyp, shkruajë dhe shpërndajë komunikata;
◾Të shkruajë, përgatisë dhe shpërndajë Newsletter;
◾Të definojë qëllimet e marrëdhënieve me publikun, duke zhvilluar dhe implementuar strategjinë përkatëse;
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë letrën motivuese “Pse dëshironi të jeni pjesë e ekipit të DokuFest?”, pozitën për të cilën aplikoni si titull në email si dhe CV-në e detajuar në email adresën: [email protected]
Afati i fundit për aplikim është 15.10.2023.