11 July, 2023


DokuFest sot publikoi listën e plotë të filmave në gara për edicionin e 22-të. 3481 filma nga 111 vende nga e gjithë bota u dorëzuan për shqyrtim, një rritje e madhe prej 22% nga viti i kaluar. Festivali do të shfaqë 104 filma në tetë kategoritë konkurruese, me një numër filmash që do të kenë premierat e tyre botërore, ndërkombëtare dhe evropiane, duke bërë DokuFest një pikënisje të rëndësishme në këtë pjesë të botës si për filmat e shkurtër dokumentarë ashtu edhe për ato narrative.

Edhe një herë, ne jemi të kënaqur të theksojmë se vështirë se ka një formë arti përveç artit të imazheve lëvizëse që mund të na sjellë gëzim ose të na bëjë të qajmë, e vetmja formë arti që është në gjendje të na çojë në vende tmerri, ndërsa në të njëjtën kohë na bën të qëndrojmë dhe të dëshirojmë të ndryshojmë botën. Shumë prej filmave në konkursin e këtij viti bëjnë pikërisht këtë dhe ne jemi të kënaqur që së shpejti mund të ndajmë me audiencën tonë punën, si të numrit në rritje të filmbërësve në zhvillim, ashtu edhe atyre më të njohur.

“Jam gjithashtu i emocionuar që ka ardhur koha që unë dhe ekipi programues të ndajmë më në fund të gjithë ata filma për të cilët jemi kujdesur ti përzgjedhim aq shumë për një kohë kaq të gjatë, filma që me siguri do të prekin, mahnitin dhe në disa raste edhe do të shokojnë audiencën me vrazhdësinë dhe drejtpërdrejtësinë e tyre, do të thosha një dëshmi e pastër e fuqisë së filmit dokumentar në radhë të parë”.

Në ditët në vijim DokuFest do të vazhdojë me njoftimet e mëtejshme të programit, duke përfshirë shpalljen e temës së pritur me padurim, përzgjedhjen për kategorinë shumë popullore ‘View From the World’, një program i një Shteti në Fokus, si dhe një mori programesh të tjera të kuruara posaçërisht për këtë edicion, diskutime në panel, biseda, program për fëmijë, master classe dhe akte muzikore që do të performojnë në festival. 

DokuFest zhvillohet nga data 4 deri më 12 gusht në lokalet në të gjithë qendrën historike të qytetit të Prizrenit, Kosovë, si dhe në ITP Prizren.

Shikoni listën e plotë të titujve të konkursit:
GARA E DOKUMENTARËVE TË BALLKANIT
GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMBËTARË
GARA E FILMAVE TË SHKURTËR
GARA E DOKUMENTARËVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT
GARA E DOKUMENTARËVE TË MJEDISIT
DOKUMENTARET E SE VËRTETES
GARA KOMBËTARE