Kuruar nga: Dorota Lech
Është i padiskutueshëm dështimi i ekspertëve ndërkombëtarë dhe rajonalë për të parashikuar rënien e komunizmit në Evropën qendrore, lindore dhe jug-lindore. Ndërkohë, prapa Perdes së Hekurt, askush nuk mund ta kishte parashikuar më mirë fillimin e rrëzimit se sa gratë që qëndruan në radhët e përditshme për ushqim derisa punonin me orar të plotë dhe luanin rolin e kryefamiljarit të familjeve të tëra dhe komunitetit; gratë që jetuan pa peceta higjienike dhe barna derisa ëndërronin për ikjen dhe jetë më të mira për fëmijët e tyre.
Zyrtarisht, gratë ishin të barabarta në çdo aspekt, por edhe kjo ishte falsitet, dhe nuk duhet të jetë befasi fakti se shumica e filmave të krijuar gjatë kësaj periudhe ishin nën regjinë e burrave. Derisa ishin të monitoruar dhe censuruar në mënyrë të barabartë, shprehja artistike e grave u ruajt. Filmat në këtë seri me titullin Double Burdens: Exposures & Expressions janë testament i guximit të autorëve të tyre që janë përballur me vështirësi të panumërta për ta manifestuar vizionin e tyre në ekran. Të nxjerrë nga jeta e tyre, duke mjegulluar kufirin mes dokumentarit dhe fiksionit, këta filma janë plot mesazhe, delikate dhe të hapura, duke na dhënë pamje prapa perdes, ku imagjinatat ishin të pa kufij.
Realitetet e ëndrrave të tyre përfaqësojnë mbijetesën tonë dhe hapjen e dyerve të pafundme përmes artit. Këtë seri ua dedikoj vizioneve kaleidoskopike, të guximshme dhe avangarde, ndonjëherë përshkruese e herë të tjera absurde, nga gratë konservimi, guximi dhe talenti i të cilave u dha atyre qasje të rrallë dhe një vend të lakmuar në historinë avangarde të kinemasë.
Festivali Ndërkombëtar i
Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë
Rruga Marin Barleti
20000 Prizren, Kosovë
+383 29 233 718
[email protected]
DokuFest ka zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe ryshfetit. Brengat për korrupsion, keqpërdorim dhe dyshime, ju lutemi t’i adresoni në [email protected]