21 April, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 36

ÇIKA nga Rrita Berisha

Çika nga DokuFestVimeo.

Viti i Prodhimit: 2013

Gjatësia: 8 min.
Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy- NED dhe implementuar nga DokuFest.

Çika: është një film për një vajzë dhe lidhjen me babain e saj. Ajo provon ta ndreq atë në disa mënyra. Dhe pastaj, ajo vendosë t’i bëj një befasi.