26 June, 2023
Ryoichi Kurokawa është ndër pionerët e zhanrit multimedial audio-viziv, i njohur për performancat dhe instalacionet e tij magjepsëse. Lindur në Japoni, veprat artistike të Kurokawas i tejkalojnë kufinjtë duke eksploruar me ndërthurjen e zërit, imazhit dhe teknologjisë, për të krijuar përvoja mbreslënëse anë e mbanë botës.
Me një sfond studimi në arte pamore dhe në muzikë, Kurokawa i ndërthur këto dy disiplina, duke krijuar peizazhe zanore me kompozime vizuale që të lënë pa frymë. Veprat e tij frymëzohen në të shumtën e rasteve nga bota natyrore, duke përzjerë kështu elemente organike dhe dixhitale, si për të ekzaminuar marrëdhëniet komplekse midis njeriut, mjedisit dhe të ardhmes. Për audiencën e DokuFest, e sidomos vlerësuesit e artit të kombinuar audio-vizual, performanca e Ryoichi Kurokawa sigurisht që do të jetë një eksperiencë e paharrueshme.
Teksa Ryoichi Kurokawa do të ngjitet në skenën e LUMBARDHIT në kuadër të DokuNights, audienca bën mirë të bëhet gati për një udhëtim të jashtëzakonshëm. Aty ku tingulli dhe imazhi preken, duke krijuar kështu projeksione holografike, shoqëruar me muzikë elektronike novatore përtej limiteve të perceptimeve që njohim. Është një kënaqësi dëshmojmë mjeshtërinë e një novatori të vërtetë, vepra e të cilit vazhdon të përcaktojë gjithnjë limite të reja.