Ajo që po gatuhet për natën e fundit të DokuNights është galdim për veshët.

Mbrëmja e fundit e DokuNights vjen fuqishëm me kolektivin autentik "Tirana-Tirona Allstars" që dëshmojë se muzika popullore qytetare e Shqipërisë së Mesme e ka vendin e merituar në çdo festë, madje është vetë festa. Ashtu si përqafimi i një "A-je" që bëhet "O", ngrohtësia dhe ritmet e tyre plot jetë e ftojnë publikun ta vallëzojë deri në fund.

Ç’është Havana pa muzikën salsa, New Orleans pa blues-in, Lisbona pa fado-në, Athina pa rembetiko-n, Gjirokastra pa polifoninë, Korça pa seranata e Tirana pa ahengun tirons nga ansambli Tirana-Tirona Allstars?

Ansambli Tirana-Tirona Allstars, është nje grup i krijuar posaçërisht nga Edit Pula dhe bashkëpunëtorët e saj, për të regjistruar një album muzikor me muzikën me të mirë tradicionale tiranse me titull 'Tirana 100',  për të shërbyer si kartolinë zanore e prodhuar posaçërisht nga Bashkia Tiranë në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet, dhe që nga krijimi (2020), ka marrë  shumë vlerësime mediatike, ndërkombëtare, duke përfshirë edhe vlerësimin Albumi me i mirë i vitit 2021 , por edhe u përzgjodh në katërshen më të mirë në klasifikim dhe doli fituesi i çmimit Songlines Music Awards 2022 në kategorinë 'BEST GROUP'. 

Albumi muzikor “Tirana 100” nga grupi Tirana-Tirona All Stars dëshmon vlerat e trashëgimisë dhe shpirtin artistik të qytetit, e përfaqeson muzikën më të mirë tiranase, njëkohësisht dhe muzikën popullore të Shqipërisë se Mesme. 

Me qëllim realizimin e një albumi sa më origjinal dhe të gjallë, u një grup instrumentistësh dhe këngëtarësh virtuoz, veteranë të muzikës tiranase, por edhe të rinjëve bartës të kësaj tradite, si edhe nje ekip profesionistësh nga Anglia si inxhinieri i zërit i BBC-së, i specializuar për regjistrimet live në terren Martin Appleby dhe me përshtatjen muzikore u ngarkua Prof. Lucy Duran, prezantuese radiofonike dhe producente muzikore fituese e disa cmimeve të rëndësishme: te dy njohës të muzikës tradicionale shqiptare pasi në vitin 2011 realizuan së bashku ciklin e dokumentareve ‘World Routes Albania” në radion BBC 3.

Tirana-Tirona AllStars do të performojë me datë 15 gusht prej orës 21:00 në Andrra Stage. Mbrëmja vijon prej orës 00:00 me setet e Diamin, Richi dhe Tam Tam. BILETAT KËTU.