July 25, 2026
Mos lejoni që asgjë të ju shqetësojë... përveç diskos!
Pas pesë ditëve stimuluese të festivalit, Andrra Stage ju fton në natën e parë të çeljes së saj, që ne mezi e presim. Pista e vallëzimit, topi i diskos i bëjnë të gjitha gjërat të ndritshme, por metronomi i mendjes sonë do të na mbajë sytë nga kthinat groovy-t të pulsimeve i ndrrijnë në natë.
Dyshja e DJ-ve të lindur në Londër, DON’T F**K WITH DISCO, dhe DJ vendas Jackal, do të na bashkëshoqërojnëe me meloditë më të këndshme të përjetshme për të shkrirë kujtimet në frymën e papërpunuar të diskos dhe të gjithë shokëve të saj funky, soulful, me katër ritme në pistë.
Më 12 gusht, në Andrra Stage, natën vonë, Prizreni do të nisë të vezullojë! Ejani të kërceni me ne!
Më shumë rreth artistëve:
Don’t F**k With Disco
Don’t F**k With Disco janë një dyshe DJ-sh dhe organizatorë festash që ka zënë fill në Londër, të njohur për setet e tyre me energji të lartë, të udhëhequra nga ritmet groove, të rrënjosura në disko, funk dhe soul, së bashku me soulful house. Të frymëzuar nga natyra spontane e pistave të vallëzimit të viteve 1970, tingulli i tyre përcaktohet nga tinguj të përjetshme, të papritur, por që lejojnë në përjetim unik të mëvetshëm.
Përtej poltronit të skenës, ata kanë ndërtuar organizime serioze të festave duke shitur shfaqje në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe së fundmi duke qenë kryesues të top listave të Magazine LDN. Praktika e tyre i gjen rrënjët te komuniteti, e festat e tyre krijojnë hapësirë që njerëzit të lëshojnë pe... pa ego, pa pengesa, vetëm momente të përbashkëta në pistën e vallëzimit. Don't F**k with Disco është kulturë.
Jackal
Agon Çakalli është një DJ nga Prizreni, pasioni i të cilit për muzikën filloi në vitin 1999. Që atëherë, ai ka kultivuar një vlerësim të thellë për tingujt e përjetshëm që kanë lënë një gjurmë të qëndrueshme në historinë e muzikës. Setet e tij si DJ janë ndërtuar ekskluzivisht rreth muzikës klasike Disco, Funk, R&B dhe Hip-Hop, duke ofruar ritme autentike, ritme ngjitëse dhe këngë që i kanë rezistuar kohës.
Për të, të qenurit DJ është arti i krijimit të një përvoje muzikore ku përzgjedhjet e kuruara me kujdes dhe energjia e turmës janë gjithmonë në zemër të performancës. Gjatë gjithë udhëtimit të tij artistik, ai ka performuar në festivalet Bunar Fest, Prizren Fest dhe Ngom Fest.