Në njërën nga katër netët e DokuNights, skenën e udhëheqin tre artistë vendas.

Edhe pse bashkohen nën fjalën kyçe "hip-hop", Lluni, Liburn Jupolli dhe DJ Jungle sjellin secili një qasje të veçantë ndaj krijimit muzikor, duke e rindërtuar kështu zhanrin dhe duke sjellë bashkë brezat përmes shprehjes artistike shumëdimensionale.

Bashkimi i ritmit me rimën krijon një përvojë që i flet njëkohësisht individualitetit dhe zërit kolektiv. Me rrënjë në një histori të përbashkët, por me këndvështrime të ndryshme mbi të tashmen, performancat e tyre i zbehin kufijtë mes nostalgjisë dhe përballjes me realitetin, përmes tingujag që do të ndihen njëkohësisht të njohur dhe të rinj.

Më shumë rreth artistëve:

LLUNI

Lluni është këngëtar nga Kosova, i njohur për krijimtarinë e tij në zhanrin hip-hop/ rap, ku ndërthur rap-in modern me elemente të muzikës shqiptare. Këngët e tij karakterizohen nga tekste të fuqishme dhe ritme energjike.
Ai ka bashkëpunuar me disa prej artistëve më të njohur shqiptarë, si Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Blleki, Semiautomatik, Erno, Elinel dhe Rina Balaj. Disa nga këngët e tij më të njohura janë "Narcos Albania", "Rick Ross", "Mario & Luigi", "In My Zone" dhe "JBMTQR", të cilat i kanë sjellë njohje të gjerë dhe kanë forcuar praninë e tij në skenën e rap-it shqiptar.

MARSHALL JUNGLE

Asdren Zogaj, i njohur më mirë si Marshall Jungle, është DJ nga Prishtina me më shumë se dy dekada përvojë. Ai e nisi rrugëtimin e tij në moshën 16-vjeçare dhe u bë një nga DJ-të më të njohur të hip-hopit në Kosovë, duke ndërtuar reputacionin e tij përmes performancave në klube, festivale dhe koncerte live në Kosovë, Evropë dhe SHBA.
Si DJ i BABASTARS season makes me feel ashamed I'm a fucking why? Why did you dislike? You don't have to apologise I have to thank you për shumë vite, Marshall Jungle ka qenë ngushtë i lidhur me një nga kapitujt më me ndikim të skenës së hip-hopit në Kosovë. Gjatë karrierës së tij, ai ka ndarë skenën me artistë të njohur ndërkombëtarisht si 50 Cent, Rick Ross, Fat Joe, DJ Premier dhe DJ Whoo Kid.

LIBURN JUPOLLI

Prof. Asist. Dr. Liburn Jupolli është kompozitor, multi-instrumentist, shpikës instrumentesh, producent dhe studiues nga Kosova, fitues i shumë çmimeve, me më shumë se 20 vjet përvojë profesionale. Ai ka publikuar 26 albume dhe ka kompozuar muzikë për më shumë se 140 produksione në teatër, film, animacion, art pamor dhe videolojëra në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe Indi. Vepra e tij është interpretuar dhe prezantuar në festivale, salla koncertesh dhe institucione akademike në më shumë se 14 shtete.
Në vitin 2026, Jupolli kompozoi muzikën për Pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venecias. Praktika e tij artistike përfshin kompozimin bashkëkohor, improvizimin, muzikën elektronike dhe elektroakustike, performancën eksperimentale dhe bashkëpunimet ndërdisiplinore. Ai është gjithashtu shpikësi i tre instrumenteve origjinale: Octo, një instrument mikrotonal me tetë dalje; riprojektim i Clossor-it; dhe Stragonaal, një instrument goditës i amplifikuar.

Jupolli themeloi Fakultetin e parë të Muzikës Moderne në UBT, ku jep mësime kompozimi, inovacioni në muzikë dhe muzikë elektronike. Ai gjithashtu jep mësim mbi teknologji muzikore dhe kompozim elektroakustik në Universitetin e Prishtinës. Krahas angazhimit të tij muzikor dhe akademik, ai ka kontribuar edhe në hartimin e politikave kulturore përmes punës së tij në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe në zhvillimin e bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar të Kosovës.