20 July, 2023
DokuFest është i emocionuar për partneritetin me Festivalin e Filmit Dokumentar dhe Video në Kassel duke sjellë një program të shkurtër të festivalit të tyre me një program të kuruar posaçërisht nën titullin "Kassel Dokfest Short Films at DokuFest".
Festivali i Filmit Dokumentar dhe Video në Kassel është një ngjarje vjetore e mbajtur në Kassel, Gjermani, duke shfaqur filma dokumentarë të shkurtër të përqëndruar më tepër në prodhimet artistike-eksperimentale. Gjatë gjashtë ditëve, festivali do të nxjerrë në pah veprat më të fundit në mediat e reja, duke e bërë atë një shtesë të shkëlqyer për DokuFest dhe duke plotësuar panoramën e tematikave të këtij edicioni.
Katër filmat e paraqitur në program shpalosin realitete alternative - kulminacionet e mundshme të veprimeve tona kolektive aktuale, atë që ne shpesh e ndiejmë por e injorojmë, imazhet e së ardhmes së marrëdhënieve të të gjelbërve, qeverive dhe sektorëve privatë me infrastrukturën, privatizimin, ekologjinë, mbikëqyrje, e gjitha e mbështjellë me kinematografi që është po aq e hidhur, sa edhe e bukur.
Bashkëpunimi do të vazhdojë në Kassel, në nëntor të këtij viti me një program filmi dhe një diskutim të përfaqësuesve të festivalit DokuFest dhe Beldocs në kuadër të Dokfest-Education në Kasel.
Më poshtë renditja e filmave:
Rotor nga Ainara Elgoibar
Objektivi Detar nga Lukas Markst
Duke vështruar… Të padukshëm nga Mohamed Abdelkarim
E dinim sa të bukur ishin, këta ishuj nga Younes Ben Slimane
Për më tepër detaje në lidhje me filmat: KASSEL DOKFEST SHORT FILMS AT DOKUFEST