12 July, 2024


Për më shumë se një dekadë, shkolla e filmit "Future is Here" ka qenë një gurthemel i misionit të DokuFest për të fuqizuar zërat e të rinjëve në Kosovë. Kjo nismë ka ofruar një platformë për vetëshprehje, ka dhënë aftësi të rëndësishme në krijimin e filmave dhe ka udhëhequr studentët në konceptimin e tregimeve dokumentare në mënyrë kreative.

Ndërsa festojmë edicionin e 12-të të këtij programi, kthejmë vështrimin pas në udhëtimin e pabesueshëm që ka formësuar të ardhmen e kinematografisë së Kosovës, veçanërisht në fusha ku mundësitë janë të pakta, si montimi, dizajni i zërit dhe post-produksioni.

Programi, i mbështetur nga National Endowment for Democracy, këtë vit sjell 8 filma të rinj të shkurtër dokumentarë. Këta filma, që do të shfaqen më 6 gusht në Ditën e Talentëve në DokuFest, janë një dëshmi e pasionit dhe përkushtimit të studentëve të Shkollës sonë të Filmit. Nën mentorimin e Dea Gjinovci, Leart Rama dhe Eroll Bilibani, këta regjisorë të rinj kanë zgjeruar aftësitë e tyre dhe kanë sjellur tregimet e tyre unike në jetë. Punëtoritë e editimit, të pasuruara më tej nga mentorët alumni Trendelinë Halili, Flutura Balaj dhe Hana Ahmeti, janë siguruar që secili film të jetë i përpunuar në mënyrë perfekte.

Gama e larmishme e filmave të prodhuar këtë vit është një reflektim i kreativitetit të jashtëzakonshëm dhe përvojave të ndryshme të rinisë së Kosovës. Secili film është një punë dashurie, e formësuar nga ligjeratat dhe masterklasat nga regjisorë të njohur si Andrijana Stojkovic, Samir Karahoda, Ilir Hasanaj, Isidore Bethel dhe Norika Sefa.

Këtë vit ne po shfaqim një diversitet të jashtëzakonshëm të tregimeve, ku secili film është një eksplorim unik i temave personale dhe shoqërore. Nga thellësitë tronditëse të një makthi të një vajze dhe beteja e saj me traumat e pathëna deri tek transformimi i shpejtë i industrisë së muzikës përmes inteligjencës artificiale, këta filma kapin thelbin e sfidave dhe ndryshimeve moderne.

"Vasha e Arratisur" sjell historinë prekëse të luftës së Shkurte Krasniqit për arsim dhe fuqizim, ndërsa "Gjurmë" zhytet në kompleksitetet emocionale të humbjes. "Peroni 7" nxjerrë në pah udhëtimin e Kosovës përmes liberalizimit të vizave dhe migrimit, duke ndërthurur tregime personale të fillimeve dhe të lamtumirave. "Ratrak" sjell ribashkimin e skitarëve, duke eksploruar sfidat brenda sportit, që vijnë në dritë përmes kujtimeve të dy miqve.

"Ustah" feston mjeshtërinë e hollë të artizanëve vendas, dhe "Wires Crossed" kronikon ribashkimin e dy vajzave, luftën e tyre me varësinë dhe rrugën drejt faljes.

Secili film jo vetëm që pasqyron kreativitetin individual të këtyre regjisorëve të rinjë, por gjithashtu ofron një vështrim të shumëanshëm të jetës bashkëkohore në Kosovë.

Përveç premierës së shumëpritur, këto filma ofrojnë më shumë sesa vetëm shfaqjen e talentit të regjisorëve të rinj; ata ofrojnë një dritare në shpirtin e rinisë së Kosovës, sfidat e tyre, ëndrrat e tyre dhe ndjekjen e pamposhtur të shprehjes. Shkolla e filmit "Future is Here" vazhdon të jetë një burim shprese dhe kreativiteti, duke vlerësuar përvojat e gjeneratës së re të Kosovës dhe duke forcuar themelet e talentit të kinematografisë sonë kombëtare.

Bashkohuni me ne më 6 gusht për të festuar këta filma të jashtëzakonshëm dhe udhëtimin e pabesueshëm të gjeneratës së 12-të të "Future is Here".

Për programin e plotë dhe për të mësuar më shumë rreth tregimeve që formësojnë të ardhmen tonë.
Lista e plotë e filmave, këtu