MENU

DokuNights

YLL LIMANI

Më 8 gusht, në skenën Sonar të Kalasë së Prizrenit, DokuFest mirëpret këngëtarin dhe kantautorin e njohur, Yll Limani. 

Me një karrierë që ka lënë gjurmë në skenën muzikore shqiptare, Ylli është një nga zërat më të ndjerë dhe më të suksesshëm të brezit të tij. Këngët e tij janë kthyer në himne të ndjenjave dhe përvojave që përjetojnë gjeneratat të ndryshme në gjithë hapësirën shqiptare.  

Përfshirja e tij në line-up-in e DokuNights shënon një nga momentet më emocionuese të këtij edicioni të festivalit. Performanca e tij live në DokuNights vjen si pjesë e një programi të kuruar me kujdes, që përmes muzikës pasuron përvojën e festivalit dhe e shndërron Prizrenin në një qendër të kulturës dhe artit bashkëkohor. 

Biletat ''early bird'' kushtojnë 30 €, por nëse keni një llogari/kartelë në ProCredit Bank, mund ta merrni për vetëm 15 €. Çmimi i zakonshëm i biletës për performancën është 40 euro, por nëse keni një llogari/kartelë në bankën Procredit, mund të blini biletën vetëm me 20 euro.

Kjo performancë realizohet falë mbështetjes së ProCredit Bank, sponsori gjeneral i DokuFest-it, që me përkushtim mbështet artin, kulturën dhe komunitetin për 21 vite.

Other Events in DokuNights