04 May, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 49

MIGRIMET nga Danilo Stanimirović

Migrimet nga DokuFestVimeo.

Viti i Prodhimit: 2017

Gjatësia: 10 min.

Fshati Sirakovë në lindje të Serbisë mori pamjen e tij të tanishme vetëm pasi vendasit lëvizën tërë fshatin disa kilometra larg. Të vetmet gjëra që mbetën nga “fshati i vjetër” janë disa shtëpi interesante, por të mërzitshme e të ndërtuara me dorë, një shkollë e vjetër dhe një varrezë. Momentet e vetme kur fshatarët shkojnë në pjesën e vjetër të fshatit janë rastet kur u duhet të shkojnë në varreza.

Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy – NED dhe implementuar nga DokuFest.