30 April, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 45

FLEJ SONTE nga Amir Rami, Jon Dujaka & Visar Postoseli

Flej Sonte nga DokuFestVimeo.

Viti i Prodhimit: 2014

Gjatësia: 9 min.

Një film i bërë rastësisht për një djalë i cili mbetet në Prizren me ëndrrën për t’u bërë filmbërës. Ai e gjen këtë vend (SHKA) dhe fillon log-imin e videove. Deri në fund të natës ai ka një film në duart e tij.

Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy – NED dhe implementuar nga DokuFest.