12 April, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 27

THE SPRING IN SUMMER nga Edin Alija, Mila Radonjiku & Vanja Ristic

https://vimeo.com/71501738

The Spring in Summer nga DokuFestVimeo.

Viti i Prodhimit: 2014

Gjatësia: 8 min.

Një dokumentar i shkurtër që kap momentet përreth fontanës. Një ngjarje poetike dhe alegorike mbi njerëzit, dallimet, lidhjet dhe ngjashmëritë. Pa marrë parasysh nga vijmë a shkojmë, të gjithë ndalojmë për një moment tek fontana e ujit. Kjo është historia e të gjithëve — e të rinjve, të vjetërve, atyre që janë të lumtur, të trishtuar apo thjesht e atyre që kanë etje.
Një film për momentet e rralla ku magjia ndodh aty, tek fontana.

Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy -NED dhe implementuar nga DokuFest.