27 March, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 që po përhapet në të gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 11

VERA MË E GJATË nga Gentiana Gashi

Viti i Prodhimit: 2019
Gjatësia: 8 min.

“The longest summer” është një dokumentar i shkurtër rreth rutinës ditore të dy adoleshentëve gjatë pushimeve verore, pasi që kanë mbaruar shkollën e mesme.

Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy -NED dhe implementuar nga DokuFest.