15 July, 2022


Besnik në frymën e festivalit për të eksploruar gjithçka që lidhet me muzikën dhe filmin, DokuFest ka kënaqësinë të shpallë titujt e 8 dokumentarëve të jashtëzakonshëm muzikorë, të përzgjedhur për programin, Sonic Transmissions: Music on Film.

Duke përfshirë një numër të larmishëm zhanresh - nga elektronik dhe grunge, tek klasikët dhe madje edhe folklori -, filmat i çojnë shikuesit e tyre në një univers të diversitetit muzikor, nga ai i muzikës së pavarur të komunitetit turk në Gjermani - shtylla kurrizore e shprehjeve të tyre kulturore- tek Love, Deutschmarks dhe Death, të integrimit të muzikës në tregimin e historisë së Jean, i rritur në një komunitet nën ndikimin e një udhëheqësii shpirtëror, në Spectre: Sanity, Madness & the Family, me një sërë temash në mes.

Portrete të muzikantëve emblematikë, si ai i kompozitorit më të madh të filmit në botë, Ennio Morricone, të përshkruara në Ennio, ose ato për emrat e njohur dhe më pak të njohur nga skena punk, në filmat për Patti Smith, Dinosaur Jr. dhe grupin e Afrikës së Jugut, The National Wake, në Pati Smith: Electric Poet, Freakscene: The Story of Dinosaur Jr. dhe This is National Wake gjenden të gjitha këtu.


Në përmbyllje të programit janë dy filma për dy muzikantë unikë, një pianist dhe kompozitor legjendar xhaz Theolonius Monk në Rewind & Play dhe këngëtarin dhe kantautorin e jashtëzakonshëm boshnjak sevdah Božo Vrećo në Maldita: A Love Song to Sarajevo.