06 July, 2021


Në eksplorimin e tij të vazhdueshëm të çdo gjëje dhe gjithçka që lidh muzikën dhe filmin, DokuFest është i entuziazmuar të paraqet zgjedhjen e filmave të këtij viti në programin e titulluar Sonic Experiments: Music on Film

7 filma të shquar dhe të larmishëm janë pjesë e këtij programit, duke përfshirë një bashkëpunim midis dy figurave emblematike të muzikës dhe filmit, përkatësisht Spike Lee dhe David Byrne në filmin e titulluar American Utopia, i cili në mënyrë të pashmangshme i ngjan disi atij bashkëpunimit tjetër të Byrne dhe Jonathan Demme, në të paharrueshmin filmin-koncert Stop Making Sense.

Disa filma nga programi fokusohen në skenën e muzikës elektronike dhe protagonistët e saj, sikur ai mbi producentin legjendar turk Ilhan Mimaroğlu dhe gruan e tij simpatike Güngör në Mimaroğlu: The Robinson of Manhattan Island ose mbi një numër të pioniereve të muzikës elektronike të lënë në harresë në Sisters with Transistors, me një narracion të shkëlqyeshēm nga artistja legjendare e multimedias Laurie Anderson.

Portrete të muzikantëve, të tillë si ai i kompozitori britanik Matthew Herbert në A Symphony of Noise, i Lucio Dalla, një këngëtar dhe kompozitor i famshëm italian, në mënyrë të shkëlqyeshme të sjellur në jetë nga i paimitueshmi Pietro Marcello në Per Lucio ose ai për Nderuarin Vince Anderson në një film thjesht të titulluar The Reverend janë poashtu pjesë e kësaj përzgjedhjeje eklektike.

Programi përfundon me një histori të mrekullueshme të dy vëllezërve fermerë nga Uellsi të cilët e shndërrojnë fermën e tyre në një studio inçizimi në Rockfield - The Studio on the Farm.