22 January, 2021


Kinemaja ka qenë gjithmonë një vend i takimit dhe shoqërimit. Në këto kohëra jashtëzakonisht të vështira për kulturën në përgjithësi dhe kinemanë në veçanti, ne me padurim pritëm për të rifilluar projeksionin e filmave në ekranin e madh të DokuKino’s. Është e nevojshme të thuhet se rikthimi i plotë në kinema do të duhet të presë kur situata e shëndetit publik e lejon, por gjatë kësaj periudhe ne jemi duke rihapur me 30% të kapacitetit tonë, duke i respektuar masat për distancimin fizik.

Në këtë periudhë DokuKino do të funksionojë si një kinema e komunitetit me 2 shfaqje në javë, duke hapur dyert çdo të Martë dhe të Premte, duke shfaqur dokumentarë të ndryshëm me hyrje falas. Kushti i vetëm është mbajtja e maskës derisa qëndroni të ulur në kinema.

Programi fillon të Martën më 26 Janar në 18:00 me një dokumentar bizar dhe argëtues WEB JUNKIE, një film rreth përpjekjeve të Kinës për të riprogramuar rininë e saj të varur nga interneti.

Kinemaja
Kinemaja

Të Premten, 29 Janar në orën 18:00 fillojmë me shfaqjen e dokumentarit FAVELA FRONTLINES që ju çon drejt në zemër të betejës në mes të policisë dhe trafikantëve të drogës në Brazil.

Në javët që pasojnë do të shfaqen filmat dokumentarë si:

EVERYDAY REBELLION, një dokumentar mbresëlënës nga vëllezërit Riahi që tregon se format jo të dhunshme të protestës dhe si mosbindja civile mund të ndryshojnë botën.

OUAGA GIRLS një film për vajzat e reja nga Ouagadougou studiojnë në shkollën e vajzave për t’u bërë mekanike.

COLD CASE HAMMARSKJÖLD nga Mads Brügger’ është një film që duhet parë, diskutuar, argumentuar, dhe eksperiencuar, sepse pyetjet që ajo mbjell tek ne janë aq të errëta sa që jehojnë aq fuqishëm nga përgjigjet.

THE TRIAL OF RATKO MLADIĆ nga Rob Miller & Henry Singer një film që sjell prapaskenat e gjyqit të ‘Kasapit të Bosnjës’.

Për orarin e plotë dhe kohën e shfaqjes, ju lutemi vizitoni doku-kino.com