06 August, 2019


Rasheed ka mbi 10 vjet përvojë si DJ dhe e ka dëshmuar veten ndër vite si një nga performuesit më interesantë nga Ballkani.

Si mjeshtër i vërtetë i muzikës me ritme bas dhe intensive, si dhe tingujve atmosferikë me tempo të ngadaltë, Rasheed është një makinë e gjithanshme e klubit për të gjitha rastet dhe situatat.

Ky njeri nuk sillet vërdallë kot, ai është gjithmonë i zënë dhe punon në aftësitë e tij çdo ditë. Ai është rezident në shumë klube në vendin e tij, por gjithashtu, ai gjen kohë për të luajtur muzikë në vende të tilla si Gjermani, Sllovaki, Hungari, Bullgari, Kroaci, Slloveni, Suedi, Rusi, etj.

Rasheed ka organizuar performanca për më shumë se dhjetë vjet. Ai ka pasur rastin të punojë me shumë emra të mëdhenj të skenës muzikore në Britani të Madhe si dhe në skenën rajonale trap. Ai është bashkë-nikoqir dhe menaxher i skenës në Cockta Beats on Exit Festival për tre vitet e fundit.

Nga e gjithë kjo, është fare e lehtë të shihet se ky njeri është gjithmonë në podium dhe i kërkuar.

Ajo që e bën Rasheed të dallohet nga të gjithë DJ-të e tjerë është dashuria e tij e padiskutueshme për muzikën dhe aftësinë e tij të vërtetë për t'u lidhur me me çdo lloj turme. Ai transmeton vetëm ndjesi të mira dhe një energji të mrekullueshme, dhe kësisoji, njerëzit e duan.

Si nikoqir, Rasheed duket se e kupton udhëtimin dhe nevojën për muzikë për të marrë frymë. Mos e humbisni tek performon live në skenën tonë Andrra, me datën 8 gusht dhe lejojeni të ju bëjë të ndjejë atë që ai ndjen për ata që jetojnë dhe frymojnë me muzikën!