16 February, 2022


Ky program është shumë i veçantë për ne, pasi që për herë të parë jemi duke e prezantuar opsionin e transmetimit live të filmave në faqen tonë, e për më shumë jemi të lumtur që këtë e fillojmë në këtë ditë madhështore, për të shënuar ditën e Pavarësisë me tre filma mahnitës që sjellin rrëfime nga periudha të ndryshme kohore, e që lidhen me historinë e shtet formimit të Kosovës.Filmat ngritin temën e identitetit dhe shtrojnë pyetje rreth sovranitetit e përkatësisë. Të gjithë filmat do të shfaqen në ora 16:00 & 22:00 në dokufest.com.