June 2, 2026
DokuFest shpall thirrje për kompani që ofrojnë shërbime profesionale për shtypjen e materialeve per edicionin e XXV të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër – DokuFest, që do të mbahet nga 07 deri më 15 Gusht 2026 në Prizren.
Kompanitë e interesuara ftohen të dorëzojnë ofertat e tyre për shtypjen e materialeve sipas specifikave të mëposhtme :
SPECIFIKAT E MATERIALEVE TË SHTYPURA:
Katallog – sasia 20 copë;
Formati: 160 x 160 mm
Kopertina: 300 gr.
Shtypi: CMYK
Letra brenda: 90-100 gr mat – shtypi Duotone
Numri i faqeve: 280 – 320
Programi – sasia 1000 copë;
Formati: A5
Letra: 100 – 115 gr mat
Shtypi: CMYK
Numri i faqeve: 80 – 88
Posteri – sasia 4 lloje x 50 copë
Formati: B2 (500x700mm)
Letra: Konzdrukt 180-200 gr
Shtypi: CMYK
Afati për përfundimin e shtypit:
—Brenda 7 ditëve nga pranimi i materialeve nga DokuFest.
Dokumentacioni i kërkuar:
1. Kopje e certifikatës së regjistrimit të kompanisë dhe dokumenteve të tjera të legjitimimit
2. Oferta financiare e detajuar (çmimi për njësi dhe totali)
Kriteret e vlerësimit të ofertave do të jenë:
1. Cilësia e portfolios dhe përvoja relevante;
2. Çmimi i ofertuar;
3. Përputhshmëria ofertës me kërkesën
Vetëm ofertat e kompletuara dhe të dërguara brenda afatit do të merren në shqyrtim.
Për çdo pyetje shtesë ose sqarim, ju lutem kontaktoni në [email protected] apo në numrin e telefonit: 049 150 800
Afati i fundit për dorëzim të ofertave: 16.06.2026.
Adresa e dorëzimit të ofertës: [email protected]