03 March, 2023


[za srpski, pročitajte dole]

Pas suksesit të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian 'How do I see you?' me programin e tij të gjerë për të ndihmuar në luftimin e narrativës përçarëse mes të rinjve nga Kosova dhe Serbia, tani jemi duke shikuar si ta aplikojmë të njëjtën metodologji për të ndihmuar në kapërcimin e hendekut ndërmjet të gjitha komuniteteve etnike që jetojnë në Kosovë në bashkëpunim me partnerin tonë afatgjatë Misionin e OSBE-së në Kosovë.

Projekti i ri ''How do I see you - Kosovo?', njësoj si prototipi i tij në thelb e ka kampin e shkëmbimit ndërkulturor, për të nxitur komunikimin ndërmjet pjesëmarrësve të rinj, përmes mjeteve krijuese dhe kulturore. Kampi më vonë manifestohet në një ekspozitë audio-vizuale që shfaq të rinjtë pjesëmarrës dhe inkurajon audiencën të reflektojë mbi përvojat e tyre.

Qëllimi i projektit:

Qëllimi është të ngushtohet hendeku në mes të rinjve kosovarë që u përkasin komuniteteve të ndryshme dhe që vijnë nga zona dhe prejardhje të ndryshme. Me qëllim të sigurimit të shkëmbimeve kuptimplota, do të krijohet hapësirë e sigurt - ku pjesëmarrësit e rinj do të mund të reflektojnë në mënyrë kritike, të komunikojnë në mënyrë konstruktive dhe të shprehen në mënyrë krijuese.

Kampi i shkëmbimit ndërkulturor:

Gjatë Kampit të shkëmbimit ndërkulturor, pjesëmarrësit do të ftohen të ndajnë mendimet e tyre, t'i mbrojnë dhe t'i vënë ato në pikëpyetje, me qëllim që gradualisht të identifikohen fushat e përbashkëta të interesit, të ndërtohen marrëdhënie dhe të zhvillohet dialog.

Kampi do të mbahet nga data 30 prill deri më 7 maj në Prizren. Të gjitha shpenzimet që lidhen me pjesëmarrjen do të mbulohen tërësisht nga DokuFest dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Aktivitetet e Kampit të shkëmbimit ndërkulturor përfshijnë:

· Vizita kulturore në mbarë Kosovën;

· Takime me artistë dhe aktivistë të kulturës;

· Vizita në organizata që promovojnë në mënyrë aktive shkëmbimet kulturore dhe dialogun në mbarë Kosovën;

· Shfaqje të filmave, ligjërata dhe diskutime të hapura;

· Shqyrtimi i edukimit medial dhe filmit si mjete për të zbuluar aspektet e përbashkëta, shkëmbyer përvoja dhe për të kapërcyer dallimet.

Ekspozita audio-vizuale:

Deri në fund të kampit të shkëmbimit ndërkulturor, pjesëmarrësit do të ftohen të reflektojnë se si i shohin bashkëmoshatarët e tyre përmes intervistave të kuruara. Intervistat audio-vizuale do të shfaqen në formë të ekspozitës gjatë edicionit 22 të DokuFest (gusht 2023). 

Kush është i ftuar të aplikojë?

Ftohen të aplikojnë të rinjtë e Kosovës nga mosha 18 deri 25 vjeç.

Diversiteti është vlerë e jona, prandaj të rinjtë nga të gjitha komunitetet e Kosovës janë shumë të mirëpritur që t'i bashkohen këtij projekti.

Kriteret e përzgjedhjes:

· Motivi personal për t'u angazhuar në shkëmbime krijuese me bashkëmoshatarët;

· Dëshira për të takuar të rinj që u përkasin komuniteteve të ndryshme dhe që vijnë nga zona dhe prejardhje të ndryshme;

· Njohuri e mirë e gjuhës angleze.

Procesi i aplikimit:

Për të aplikuar ju lutemi plotësoni këtë formular: FORMULARI NË GJUHËN SHQIPE

Afati i fundit për të aplikuar është 09.04.2023. 

-

[SRB]

Nakon uspeha projekta koji finansira EU ‘How do I see you - Kosovo?’ koji obuhvata opsežan program koji pomaže u suzbijanju narativa podela između mladih sa Kosova i Srbije, ono za čim trenutno težimo je da u saradnji sa našim dugogodišnjim partnerima, Misijom OEBS-a na Kosovu primenimo istu metodologiju kako bismo pomogli da se premosti jaz između svih etničkih zajednica koje žive na Kosovu.

Novi projekat ‘How do I see you - Kosovo?’, slično svom prototipu u osnovi ima Kamp interkulturalne razmene, za podsticanje komunikacije među mladim učesnicima preko kreativnih i kulturnih načina. Kamp će kasnije doći do izražaja kroz izložbu audio-vizuelnih sadržaja na kojoj će biti predstavljeni mladi učesnici i koja će podstaći publiku da razmisli o svojim iskustvima.

Cilj projekta:

Cilj je da se smanji jaz između mladih ljudi sa Kosova koji pripadaju različitim zajednicama, različitog su porekla i dolaze iz različitih sredina. U cilju obezbeđivanja sadržajne razmene biće napravljen siguran prostor, gde će mladi učesnici moći da kritički razmišljaju, komuniciraju na konstruktivan način i kreativno se izražavaju.

Kamp interkulturalne razmene

Tokom Kampa interkulturalne razmene, učesnici će biti pozvani da razmene svoja mišljenja, da ih brane i preispituju, u cilju postepenog identifikovanja zajedničkih oblasti interesovanja, izgradnje odnosa i uspostavljanja dijaloga.

Kamp će se održati od 30. aprila do 7. maja u Prizrenu. Sve troškove u vezi sa učešćem u potpunosti će pokriti DokuFest i Misija OEBS-a na Kosovu.

Aktivnosti Kampa interkulturalne razmene će obuhvatati:

· Posete kulturnom nasleđu širom Kosova;

· Susrete sa umetnicima i kulturnim aktivistima;

· Obilazak organizacija koje aktivno promovišu kulturološku razmenu i dijalog širom Kosova;

· Projekcije filmova, predavanja i otvorene diskusije;

· Istraživanje medijske i filmske pismenosti kao sredstava za otkrivanje pitanja od zajedničkog interesa, razmenu iskustava i prevazilaženje razlika.

Izložba audio-vizuelnih sadržaja:

Do okončanja Kampa interkulturalne razmene, učesnici će biti pozvani da kroz odgovore na odabrana pitanja razmotre način na koji vide svoje vršnjake. Zatim će obavljeni razgovori biti prikazani na izložbi audio-vizuelnog sadržaja na 22. ediciji DokuFestu (avgust 2023). 

Ko može da se prijavi?

Pozivaju se mladi sa Kosova uzrasta između 18 i 25 godina da se prijave.

Cenimo raznolikost, stoga su mladi ljudi iz svih zajednica na Kosovu dobrodošli da se priključe ovom projektu.

Kriterijumi za izbor:

· Lična motivisanost za angažovanje u kreativnoj razmeni sa vršnjacima;

· Želja za upoznavanjem mladih ljudi koji pripadaju različitim zajednicama, različitog su porekla i dolaze iz različitih sredina.

· Dobro poznavanje engleskog jezika.

Proces za prijavu:

Molimo vas da se prijavite do 09.04.2023. godine, koristeći ovaj obrazac: APLICIRAJ OVDE