10 July, 2024


DokuFest ka kënaqësinë të prezantojë programin special të rradhës, për edicionin e tij të 23-te, i cili do të fillojë nga 2 deri më 10 Gusht, në qytetin e Prizrenit, Kosovë.

Në përputhje me eksplorimin tonë të gjatë të asaj se çfarë është kinemaja, historia dhe përfaqësimi i saj, ne jemi të lumtur të sjellim në festival tre dokumentarë të veçantë me metrazh të gjatë që në njëfarë mënyre ndajnë të njëjtin fiksim si ne.
 
Në Celuloid Underground të Ehsan Khoshbakht, ne njihemi me Ahmad Jorghanian, një koleksionist filmash, një iranian Henri Langlois, koleksionet e të cilit më shumë se 5000 filma dhe postera janë renditur mbi njëra tjetren në bodrume dhe banesa anembanë Teheranit. Në Iran, e cila i ndalonte si një dekadencë e Perëndimit.
Dhe për t’i shpëtuar ata ne takojmë Ehsanin, një djalosh që punonte pa u lodhur përkrah Ahmedit. Një odë për kinefilinë dhe një miqësie të bazuar në të që rrallë e shohim në ekran.

Një tjetër film, një tjetër histori e filmave të panumërt të shpëtuar nga harresa, këtë herë në kujtim të koleksionistëve të filmave në filmin e Peter Flynn: Film is Dead. Long Live the Film!

Përmbledhja e kësaj përzgjedhjeje të vogël është përpjekja e përbashkëta e Matevž Jerman dhe Jurij Meden për të nxjerrë në dritë një thesar të kinemasë avangarde dhe eksperimentale sllovene të realizuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe deri në fillim të viteve '90, në Alpe-Adria Underground!

Lista e plotë e filmave këtu