09 July, 2024


Çdo vit, DokuFest prezanton një temë që fokusohet në çështjet dhe shqetësimet me të cilat përballet shoqëria.

Ajo që ne shohim tani është një botë në tranzicion të shpejtë. Në të gjithë planetin, të pasurit po pasurohen, ndërsa të varfërit pushtohen nga borxhet dhe fatkeqësitë. Me luftërat në Gaza dhe Ukrainë që sjellin ndarjet globale në lartësi të reja, një rikonfigurim i ri gjeopolitik – duke përfshirë një zhvendosje në një rend të ri botërorë – mund të jetë në punë. Megjithatë, më shumë forca dhe tendenca – duke përfshirë ekonominë gjithnjë e më të militarizuar të Rusisë, ngecjen e rritjes së Kinës dhe peshën në rritje e sipër të ekonomisë së Jugut Global – po bëjnë ndryshime thelbësore në rendin më të mundshëm ndërkombëtar.

Mund të ndodhë gjithashtu që ne po jetojmë përmes shpërbërjes së një rendi. Një lloj i New Order në ardhje e sipër.

Me gjithë këtë në mendje, ne kemi vendosur të sjellim përpara temën NEW ORDER. Për ta nxjerrë në pah përmes diskutimeve në festival, për t’u zhytur në një sërë filmash që e prekin atë, për të gjetur një lidhje nga e kaluara përmes një përzgjedhjeje filmash të vitit 1974 ose për të kuptuar nëse jemi tashmë të dënuar ose kemi ende një pikë shprese, përmes filmave për mjedisin.

Pra, ne jemi edhe një herë të emocionuar dhe shpresojmë të gjejmë mënyra të bëjmë audiencën tonë pjesë të bisedave, në atë që duket se është, një moment vendimtar, jo vetëm i këtij brezi.

Identiteti vizual i temës që do të shoqërojë fushatën është duke u zhvilluar me studion e dizajnit Rrethi nga Prishtina.