24 July, 2023


DokuFest ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Le Fresnoy - Studio kombëtare e arteve bashkëkohore në prezantimin e punës së studentëve të tij në formën e dy programeve filmike, të kuruar nga François Bonenfant, i cili gjithashtu do të jetë në festival për të prezantuar filmat dhe për të folur për bashkëpunimin mes Le Fresnoy dhe DokuFest. 

Gjatë festivalit do të jepet edhe një çmim i ri, për t'i ofruar qasje më të lehtë në këtë shkollë studentëve pasuniversitar të filmit dhe artit nga Kosova, duke shënuar hapin e parë në bashkëpunim mes Le Fresnoy dhe DokuFest, me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Kosovë.

Le Fresnoy u hap në vitin 1997, në një ndërtesë të rindërtuar nga arkitekti francez-amerikan Bernard Tschumi. Gjatë gjithë vitit, publiku ka mundësinë të shijojë ekspozita të rëndësishme të artit bashkëkohor, filma, koncerte, performanca dhe ligjërata. Le Fresnoy gjithashtu zhvillon programet dhe ekspozitat e veta gjatë ngjarjes vjetore Panorama, ndërsa punimet e studentëve të tij shfaqen rregullisht në shumë biennale dhe festivale botërore.

Le Fresnoy është gjithashtu një qendër e përparuar e trajnimit artistik, audio-vizual dhe multimedia për studentët pasuniversitarë, që ka si qëllim nxitjen e artistëve të rinj të bëjnë punime me pajisje teknike profesionale, nën udhëzimin e artistëve të njohur, në një mjedis multidisiplinar. 

Shiko këtu listën e plotë të filmave: EYES WIDE OPEN: A sample of Le Fresnoy's films Programme