July 8, 2023
DokuFest ka kënaqësinë t'ju prezantojë dy vepra frymëzuese, nga njeriu që padyshim është regjisori më i madh, i gjallë, i Evropës, që meriton të rizbulohet.
Ndër admiruesit e tij mund të përmendim edhe regjisorin gjerman Christian Petzold, së bashku me kritikun/programerin britanik me bazë në Vjenë, Neil Young. Ky i fundit, madje e ka propozuar dhe kuruar me përkujdesje këtë tribut me dy filma, në nder të veprës dhe punës së Jürgen Böttcher. Young e ka renditur gjithashtu 27-minutëshin "Im Lohmgrund" ("In the Lohm Valley") në mesin e 10 përzgjdhjeve të listës së tij, për filmat më të arrirë të të gjitha kohërave, në platformën Sight & Sound'.
Ky dokumentar i shkurtër, që të jep ndjenjën e përfshirjes dhe solidaritetit ndaj punëtorëve gurëthyes dhe skulptorëve që punojnë (dhe pijnë) së bashku ditëve të nxehta të verës, mishëron kremtimin e punës së gjatë dhe të vullnetshme karrierës së Böttcher-it dhe mënyrat se si u fshinë me sukses dallimet "klasore" perëndimore në Gjermaninë Lindore (Böttcher renditet si kronisti më i rëndësishëm kinematografik i RDGJ). "Im Lohmgrund" ("In the Lohm Valley") gjithashtu përmbledh punën magjepsëse të Böttcher edhe si krijues artistik - piktor i disa prej shënimeve, nën emrin Strawalde.
Udhëtimi i tij filmik, me metrazh të gjatë "In Georgien" ("In Georgia") eksploron shkëlqimet rurale të këtij territori historik, larmishmërinë e ditëve të fundit të Bashkimit Sovjetik dhe peizazhet mahnitëse piktoreske. Filmi "In Georgien" ("In Georgia") në fakt është quajtur nga një regjisor gjeorgjian; si filmi më i mirë i bërë ndonjëherë për vendin, i realizuar nga një jo-gjeorgjian.
Për më shumë info kliko këtu.