25 June, 2022


I bëjmë thirrje të gjithë të apasionuarve të DokuFest që t'i bashkohen ekipit tonë dhe t'i shtojnë shkëlqimin e tyre magjisë të edicionit të këtij viti.

Pozitat që ne jemi duke i kërkuar janë:

*Numri në kllapa tregon numrin e personave që na duhen për pozitën përkatëse

  • Profesionistë të Fotografisë (2)
  • Projeksionist (7)

Koordinatorët

  • Koordinator Marketingu
  • Koordinator i Kinemasë
  • Koordinator i DokuShop

Asistentë

  • Asistent i Mikpritjes (3)
  • Asistenti i Eventeve(3)
  • Asistent i Logjistikës (5)
  • Asistent për PR dhe Media (1)
  • Asistent i Programit DokuKids (2)

Të gjithë të interesuarit duhet të na kontaktojnë në [email protected] , me këto informata:

  • Pozicioni për të cilin po aplikoni (si titull në email)
  • Letër motivuese
  • CV e detajuar

Afati i fundit për aplikim është data 10.07.2022, në mesnatë

Ish-vullnetarët do të kenë përparësi në procesin e përzgjedhjes.