July 3, 2025
Shpesh ndihem se kur ke një pyetje në mendje, bota nisë e të jep përgjigje menjëherë.
- Brett Story
Regjisore, profesoreshë dhe gjeografe, Brett Story është person i këndshëm, i hapur dhe inteligjent sa herë që e takon. Këtë më së miri e vërejmë tek mënyra se si njerëzit para objektivit të kamerës së saj ndihen të lirë të ndajnë historitë e tyre në mënyrë aq të sinqertë dhe tërheqëse teksa pyeten: Pse? Si? Të lutem, më trego më shumë.
Me prejardhje nga Kanadaja, ajo shquhet për mirësjelljen e saj, vendosmërinë e fortë për të mësuar nga njerëzit që takon, sepse ata e ndihmojnë të zbërthejë pyetjet që hulumton rreth gjendjes së jetës së tyre, me gjithë konfuzionin dhe jo-funksionalitetin e dhimbshëm që i shoqëron.
Me përkushtim ajo vazhdon të zbërthejë pyetje edhe më të mëdha, se përse këto jofunksionalitete priren të prekin disa popullata më shumë se të tjerat, duke mbajtur në mënyrë mizore individë, familje, lagje, qytete të tëra, ndonjëherë edhe qytetet në tërësi nën ngulfatje të sistemeve shoqërore-politike të korruptuara dhe shkatërruese, qofshin ato të mëdha apo të vogla.
Në programin special të këtij viti, do të shfaqim dy nga filmat e saj të hershëm artistikë: The Prison in Twelve Landscapes (2016), dhe The Hottest August (2019), dy klasikë të të njëjtit zhanër. Në program vjen edhe një përzgjedhje e kuruar nga Pamela Cohn që përfshin veprat e Brett, dokumentarët e shkurtër të prodhuar nga viti 2019 e deri më sot, përcjellur me një prezantim të filmave artistikë arkivorë në zhvillim e sipër të titulluar The Production of the World në bashkëpunim me kritikun britanez, autorin, piktorin dhe poetin, John Berger (1926-2017), i njohur për serinë e tij në BBC dhe The Production of the World, ku prezantohet kritiku i artit, autori, piktori dhe poeti britanik, John Berger (1926-2017), i njohur më së miri për serinë e tij në BBC dhe librin “Ways of Seeing”, i cili transformoi mënyrën se si shihet dhe diskutohet arti, një temë ideale për mendjen kurioze. Ka aty dhe pak ndikim nga CIA sa për të mos e lënë me aq.
Brett Story do të na bashkohet për këtë edicion, për të ndarë pikëpamjet dhe pasionet e saj, e pranishme për të përshëndetur audiencën në çdo shfaqje të filmave të saj, si dhe në një bashkëbisedim me Cohn.
Jemi më se të lumtur ta mirëpresim Brett përsëri në Prizren për edicionin e sivjetmë!
-
Programi i filmave të shkurtër: Grace, 2009, 3'; Car Wash, 2008, 6'; Camperforce, 2017, 16'; Debtor's Prison, 2017, 15', bashkë me regjisorin Todd Chandler; Sanctuary, 2020, 14'; një pjesë nga The Production of the World, 2025, nga filmi i gjatë John Berger në zhvillim e sipër.
Filmat e gjatë: The Prison in Twelve Landscapes, 2016, 90'; The Hottest August, 2019, 94'.