07 October, 2020


Këtë muaj, ‘HOW DO I SEE YOU?’ mbajti takimin e tretë virtual të kampit shkëmbyes virtual me të rinjët nga Kosova dhe Serbia të cilët u takuan online për herë të dytë. Bashkëpunimi mes DokuFest dhe Free Zone Film Festival i mbështetur nga BE synon t’i tejkalojë paragjykimet dhe dezinformatat të cilat të rinjët mund t’i kenë për njëri-tjetrin duke u mundësuar 16 pjesëmarrësve - 8 nga secili vend - një mundësi për shkëmbime idesh dhe diskurs kulturor konstruktiv.

Pas takimit të parë të parë të mbajtur në gusht, të rinjët u njoftuan me njëri-tjetrin dhe morrën detyrat e para të tyre ‘Një objekt që më përshkruan mua’ - një video e shkurtë dy minutëshe ku ata duhej të prezantonin një objekt që reprezenton identitetin e tyre. Takimi i dytë, i bashkoi ata në palë në bazë të ngjashmërisë së objekteve që ata kishin zgjedhur për ta përshkruajtur vetën. Detyra e ardhshme ishte ‘të binin në kontakt virtual duke e sjellur njëri-tjetrin në hapësirën e tyre fizike’.

Prej datës 17 shtator e deri me 7 tetor, ata ishin në kontakt me njëri-tjetrin në mënyrë virtuale dhe krijuan video se si ata e shohin palën tjetër. Me 14 dhe 15 tetor, grupet u takuan përmes Zoom për herë të dytë dhe panë e diskutuan videot e palës tjetër. Ishte e dukshme se komunikimi i tyre kishte funksionuar dhe ata kishin arritur të njihnin njëri-tjetrin.

Pas përfundimit të suksesshëm të kampit shkëmbyes online, kandidatët u akredituan nga Free Zone Festival që t’i shihnin filmat e këtij edicioni.