19 July, 2020


Pavarësisht pandemisë, izolimit dhe të gjitha sfidave me të cilat u ballafaquam përgjatë periudhës së krijimit dhe prodhimit të tyre, jemi të lumtur që 14 studentët tanë të shkollës së filmit ‘FUTURE IS HERE’ ishin më të vendosur se kurrë për t’i finalizuar 8 filmat e tyre, të cilët jemi krenarë t’i shfaqim anë e kënd botës gjatë këtij edicioni online të DokuFest.

Ndonëse në kushte të jashtëzakonshme dhe sfida të reja, energjia grupore e këtyre studentëve të rinj të mentoruar nga Blerta Zeqiri dhe Andrijana Stojković, arriti që t’ja dalë mbanë e të sjellë në jetë zërat e rinisë të cilët meritojnë vëmendjen e audiencës.

Storiet e tyre filmike janë personale, por prekin gjithë universin. Prej ndryshimeve klimatike e deri tek ndikimi i teknologjisë digjitale, këta filma u bëjnë jehonë zërave të rinisë të cilët duhet dëgjuar dhe pranuar.