25 July, 2023


Jemi të lumtur të shpallim DokuTalks të këtij viti, një platformë aktive për të ndarë përvoja, dije dhe perspektiva për profesionistë të kinematografisë, aktivistë dhe studiues. E bashkëkuar nga Eroll Bilibani dhe Dea Gjinovci, DokuTalks inkurajon biseda të pasura në ambientin e qetë të Galerisë Shani Efendi, që ndodhet ngjith Kinemasë Lumbardhi.

Këtë vit ne do të vazhdojmë eksplorimin e potencialit narrativ të kinemasë si një katalizator për ndryshimet politike, duke trajtuar veçanërisht çështjen e personave të zhdukur. Do të thellohemi në narrativat bindëse që luftojnë inercinë politike dhe nevojën urgjente për të gjetur dhe identifikuar personat e zhdukur. 

Më pas ne i drejtohemi rolit të fuqishëm të grave në formësimin e narrativave të filmit dhe perceptimeve shoqërore. Paneli ynë, që përfaqëson një gamë të gjerë subjektivitetesh femërore, diskuton portretizimet çliruese të krijuara nga perspektiva femërore.

Eksplorimi ynë do të vazhdojë me ndikimin transformues të teknologjisë në tregimin e historive. Do tw  hulumtojmë se si vetëpërfaqësimi digjital ka revolucionarizuar mënyrën se si tregojmë historitë rreth vetes dhe se çka koniderohet etike në këtë proces. 

Për regjisorët e filmit të shkurtër, ne sfidojmë perceptimin e filmave tw shkurtwr si hapa fillestarw dhe do te inkurajojmw njw perspektivw tw re nw potencialin e tyre si karrierw. Synojmë të hapim horizontet dhe të zbulojmë mundësi të reja në industrinë e filmit të shkurtër.

Në një bisedë intime me programues të festivaleve, ftojmë krijuesit e filmit për të marrë njohuri më të thella rreth artit të kurimit të filmit për programe të festivale. Panelistët tanë ndajnë perspektivat për procesin e përzgjedhjes dhe ofrojnë këshilla se si të dallohen filmat në një det të aplikimeve.

Epoka dixhitale nuk ka sjellë vetëm mjete dhe platforma të reja për regjisorët, por gjithashtu ka ndryshuar mënyrën si konsumojmë dhe ndërveprojmë me mediat. Një nga panelet tona do të eksplorojë zhvillimin e krijimit të filmave,ku kufijtë tradicionalë po shtyhen dhe po dalin forma të reja të rrëfimit. Do tw diskutojmë se si artistët po zgjerojnë spektrin dhe mjetet e rrëfimit për të arritur audienca më të reja dhe të margjinalizuara, duke çuar në rilindjen e ndërgjegjies politike.

Lista e plotë e DokuTalks mund të gjeni këtu:  Lista e DokuTalks 2023