DokuFest, edhe këtë edicion vazhdon punën në përkrahje të regjisorëve të rinjë premtues. Sivjet, së bashku me partnerët e bashkëpunetorët e tij do të ndajë shpërblime të ndryshme për projekte të reja. Nga to, dy projekte për regjisorët e valës së re do të përkrahen për fazën së produksionit. Përvec shpërblimit monetar, ata do të përkrahen edhe përgjatë procesit me mentorim për të zhvilluar idetë e projekteve të përzgjedhura–iniciativë e cila realizohet në bashkëpunim me SIDA.

Për më tepër, këtë vit për herë të parë, Dokufest në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës do të ndajnë cmimin Talent Doc Prize, ku filmi më i mirë dokumentar në garën kombëtare do të përkrahet për projektin e ardhshëm që autori do ta realizojë. 

Po ashtu shkolla me rëndësi botërore Le fresnoy nga Franca do të ndajë cmim për postproduksion dedikuar projektit të ardhshëm të njërit prej regjisorëve premtues nga gara kombëtare. Gjithashtu, në bashkëpunim me partnerin tonë, produksionin Ikone Studio, filmi më i mirë i garës kombëtare përveq shpërblimit monetar do të marrë edhe një shpërblim në formë huazimi pajisjesh për projektin e ardhshëm të regjisorit fitues.