04 August, 2021


Jemi thellësisht të nderuar të shpallim anëtarët e jurisë për edicionin e 20 -të, jubilar të festivalit. Përfshirë në tetë kategori konkurrimi, kjo përzierje e larmishme profesionistësh dhe entuziastësh të filmit do të shoh dhe përzgjedhë filma fitues nga një grup prej 106 filmash, që përfaqësojnë 60 vende.

Gara e dokumentareve nga ballkani

14 filma të freskët me histori nga ose rreth gadishullit të trazuar, por shumë të dashur.

Gara e dokumentareve nderkombetare – Filma te metrazhit te gjate dhe te shkurte

Një përzgjedhje e 12 filmave te metrazhit te gjate dhe 15 dokumentareve të shkurtër nga disa prej zërave më të rinj premtues nga e gjithë bota.

Gara e filmave te shkurte nderkombetar dhe kombetar

25 filma të shkurtër nga e gjithë bota dhe 15 filma të shkurtër nga kineastë nga Kosova dhe diaspora.

Gara e dokumentareve per te drejta te njeriut

Përzgjedhja e 8 filmave të jashtëzakonshëm që prekin aspekte të ndryshme të të drejtave të njeriut.

Gara e dokumentareve ‘Green’ (te gjelber)

8 filma të metrazhit te gjatë për botën në krizën mjedisore.

Gara e dokumentareve per te ‘verteten’

Një përzgjedhje e filmave në kryqëzimin midis gazetarisë investigative dhe krijimit të filmit dokumentar.