DokuFest shpall thirrje për kompani që ofrojnë shërbime profesionale për shtypjen e materialeve per edicionin e XXIV të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest, që do të mbahet nga 01 deri më 09 gusht 2025 në Prizren.

Kompanitë e interesuara ftohen të dorëzojnë ofertat e tyre për shtypjen e materialeve sipas specifikave të mëposhtme :

· Flamuj vertikal 1m x 3m

· Ceradë (mesh) me sipërfaqe të përgjithshme cmimi per m²

· Folie me printim në forma të ndryshme, cmimi per m²


Ofertuesit e interesuar duhet të dërgojnë ofertën e tyre financiare ku të specifikojnë:

· Çmimet për secilin produkt

· Afatin e prodhimit dhe dorëzimit

· Cilësinë e materialit dhe specifikimet teknike (nëse ka)

· Kushte të pagesës dhe zbritje të mundshme

· Informacione tjera që mund të jenë të rëndësishme për vlerësim

 

Afati për përfundimin e shtypit:

· Brenda 7 ditëve nga pranimi i materialeve nga DokuFest.

 

Dokumentacioni i kërkuar:

1. Kopje e certifikatës së regjistrimit të kompanisë dhe dokumenteve të tjera të legjitimimit

2. Oferta financiare e detajuar ( cmimi për njësi dhe totali )

 

Kriteret e vlerësimit të ofertave do të jenë:

1. Cilësia e portfolios dhe përvoja relevante;

2. Çmimi i ofertuar;

3. Përputhshmëria ofertës me kërkesën

 

Vetëm ofertat e kompletuara dhe të dërguara brenda afatit do të merren në shqyrtim. Për çdo pyetje shtesë ose sqarim, ju lutem kontaktoni në [email protected] apo ne numrin e tel : 049 150 800

 

Afati i fundit për dorëzim të ofertave: 09.07.2025 Adresa e dorëzimit të ofertës: [email protected]