09 July, 2024


Në një botë ku hapësirat politike po ndryshojnë vazhdimisht, hulumtimi për stabilitet mbetet një synim universal.

Malli si forcë lëvizëse. Ashtu si Kieślowski në Talking Heads, ne synojmë të gërmojmë më thellë në pyetjen: çfarë do të donit më shumë nga jeta? dhe çfarë veprimi vihet në lëvizje me këto dëshira, qejfe, këtë mall? Ku mund të na çojë malli – si individë dhe si shoqëri? Bëhet fjalë për dëshirën për përkatësinë, lidhjen, autonominë, sigurinë (politike) ose ndryshimin, për nevojat themelore emocionale midis frymëzimit dhe ideales.

Malli si një ndjenjë e brishtë, delikate që duam ta ndjekim. Dëshira për diçka që mungon. Një ndjenjë pjesërisht melankolike, pjesërisht intensive, një dëshirë për një realitet ndryshe dhe dëshirat për më shumë: më shumë paqe, më shumë siguri, më shumë rregull dhe bukuri, më shumë dashuri, më shumë parajsë, më shumë stabilitet. Kjo na prekë jo vetëm si individë por edhe si shoqëri. Çfarë duam nga jeta?

Fokusi ynë në Mallin përfshin gjithsej tre programe, me dy programe të kuruara nga festivalet tona partnere nga Rumania dhe Austria: BIEFF - Bucharest International Experimental Film Festival në Bukuresht, Vienna Shorts dhe një nga DokuFest.  

Shfaqja e parë u mbajt në maj 2024 gjatë edicionit të 21-të të Vienna Shorts dhe shfaqja e tretë do të ndodh në shtator në BIEFF në Bukuresht. 

Shiko listën e plotë të filmave këtu