28 July, 2020


Ngjarja e përvitshme e DOKU.TECH po vjen online për edicionin e 19 të DokuFest për të diskutuar proceset transformuese të ri-përdorimit, ri-ndërtimit, reduktimit, reciklimit si dhe për të prekur temën e zgjidhjes së problemeve dhe nevojave të njerëzve gjithandej botës.

Në konferencën e këtij viti, DOKU.TECH do të bëjë bashkë individë dhe talentë të teknologjisë si dhe ekzekutivë e mendimtarë të së ardhmes për t’i eksploruar dhe sfiduar ndikimet sociale të inovacioneve teknologjike përmes lidhshmërisë, përmbajtes, masterklasave, punëtorive dhe duke insipiruar të rinjët që t’i ndajnë përvojat e tyre dhe të jenë të hapur.

DOKU.TECH është konferencë që mbahet për çdo vit dhe njihet si njëra ndër ngjarjet kryesore në Ballkan e përkushtuar për të ndarë ide, nxitur diskutime dhe punëtori interaktive, sesione të ndryshme si dhe mbrëmjeve muzikore. Gjatë edicioneve të kaluara, DOKU.TECH ka mirëpritur më shumë se 7000 pjesëmarrës nga Balllkani, Europa si dhe Shtetet e Bashkuara.

Për këtë edicion, DOKU.TECH do të transmetohet online me datën 15 gusht, LIVE në faqen tonë në Facebook, me fillim nga ora 18.00 dhe do të prezantojë dy folës fantastikë të cilët kanë shërbyer si heronj në komunitetet e tyre përgjatë pandemisë.

REGJISTROHU FALAS KËTU 

<iframe width="1425" height="620" src="https://www.youtube.com/embed/0noYXzc5vsI" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture" allowfullscreen></iframe>