04 August, 2021


Nata përmbyllëse festohet me vallëzime, ritme dhe improvizime të grupit frymorë ‘Opa Cupa’ në udhëheqje të trumpetistit dhe kompozitorit Cesare Dell’Anna. Në bashëpunim me Hemingway Fan Club Albania, Institutin Kulturor Italian në Tiranë dhe ambasadën italiane në Kosovë.

Mbi njëzet vjet pasi u formua në ’98 qeliza e parë e Opa Cupa, banda përfaqëson projektin e parë ballkanik të lindur në Salento.

Opa Cupa është tregimi i dëshmive të papërsëritshme, është një histori imigrimi, historia e udhëtimeve dhe nisjeve ku ndarja dhe eksplorimi krijojnë një alkimi të fuqishme e aftë të rrëzojë barrierat shoqërore përballë konfrontimit mes grupeve etnike dhe kulturave në dukje të largëta dhe të ndryshme. Opa Cupa është Jugu i botës nga i cili lind fermenti i ri, është periferia e harruar në anët nga të cilat krijohen ndryshime. Grupi eksploziv i udhëhequr nga Maestro Cesare Dell’Anna gjatë viteve është ushqyer nga ndotjet, eksperimentet dhe dinamizmi. Zemra rrahëse e Opa Cupa është në fakt dëshira e vazhdueshme për të eksperimentuar dhe për t’u pasuruar muzikalisht me anë të eksplorimit të shtigjeve të reja akustike, pa frikën e tejkalimit të barrierave gjinore. Grupi përzien kartat shumë herë duke përzier imagjinatën me shprehjet popullore.

Tingulli i Opa Cupa-s është i drejtë për drejtë , përbuzës ndaj rrezikut për të guxuar që të ndryshohet. Rezultati është një udhëtim që nuk mund të tregohet, duhet të futesh në një botë në të cilën ylberi ritmik vizaton rrugën e përshkuar nga muzikantët; një udhëtim që përballohet zbathur edhe pse poshtë këmbëve janë rrënojat e periferive të pa rikonstruktuara të Evropës Lindore, ndërsa herë pas here fryn një erë nga Maghreb dhe ndonjëherë flladi i detit të Salento-s.

Ejani të shijoni një muzikë të vërtetë dhe pa doreza që kalon nga gypsi në balkan jazz me 14 gusht në skenën verore të kinemasë Sonar.