June 26, 2025
Ofrimi i Shërbimeve Teknike të Produksionit – DokuFest 2025 (Edicioni i 24-të)

THIRRJE PËR TENDER
Ofrimi i Shërbimeve Teknike të Produksionit – DokuFest 2025 (Edicioni i 24-të)
Data e publikimit të thirrjes: 26.06.2025
I. OBJEKTI I KONTRATËS
Qëllimi i kontratës është sigurimi i shërbimeve teknike për ngjarjet muzikore dhe të filmave të planifikuara gjatë edicionit të 24-të të DokuFest, përfshirë:
· Platforma dhe struktura skenike (bina, kulme, konstruksione)
· Sistem audio (pajisje zëri, mikseta, mikrofonë, inxhinier zëri)
· Sistem ndriçimi (projektorë, LED, strobë, konsol ndriçimi, dizajner ndriçimi)
· Ekrane dhe elementë vizualë për kinematë nën qiell të hapur
· Generator dhe energji elektrike për ngjarjet
· Logjistikë, barikada dhe shërbime ndihmëse
· Staf teknik (production manager, asistentë, stage hands, etj.)
· Transport dhe montim sipas nevojës
Kohëzgjatja e kontratës: 01 gusht 2025 – 15 gusht 2025
II. KUSHTET E PJESËMARRJES
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë: Të gjithë operatorët ekonomikë (biznese ose kompani të regjistruara), vendorë ose ndërkombëtarë, të specializuar në ofrimin e shërbimeve teknike për ngjarje kulturore që:
· Kanë eksperiencë të dokumentuar në projekte të ngjashme,
· Janë të regjistruar në ARBK ose organ përkatës,
· Kanë kapacitete teknike dhe profesionale për realizimin e kontratës,
III. DORËZIMI I OFERTAVE
Afati i fundit për dorëzim: 15.07.2025
Ofruesit duhet të përfshijnë:
· Ofertën financiare të detajuar,
· Përshkrimin teknik të pajisjeve dhe shërbimeve,
· Dokumentacionin e regjistrimit,
· Referenca nga projekte të mëparshme,
IV. KRITERET E VLERËSIMIT
Ofertat do të vlerësohen bazuar në:
· Çmimi më i ulët (60%)
· Cilësia e pajisjeve dhe kapaciteti teknik (30%)
· Eksperienca e mëparshme dhe rekomandimet (10%)
Vetëm ofertat e kompletuara dhe të dërguara brenda afatit do të merren në shqyrtim. Për çdo pyetje shtesë ose sqarim, ju lutem kontaktoni në [email protected] apo ne numrin e tel : 049 150 800
Afati i fundit për dorëzim të ofertave: 15.07.2025 Adresa e dorëzimit të ofertës: [email protected]